Mickoski: Dikush mund të bëjë lista për punësime, por deri sa jam unë kryeministër kjo nuk do të ndodhë

Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski tha se nuk do të ketë punësime me listë deri sa ai është kryeministër, duke reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti për premtimin e punësimit të mijëra shqiptarëve në administratën shtetërore.
“Nuk ka një gjë të tillë, nuk do të ketë kurrë. Kam lexuar se, kam ndjekur mediat, një gjë e tillë nuk ekziston dhe nuk do të ekzistojë derisa të jem kryeministër i qeverisë maqedonase. Do të punësohen, dhe është mirë që të punësohen njerëz që do të jenë kompetentë dhe njerëz që do t’i përgjigjen në mënyrë të duhur atyre punëve, nuk duhet të diskutojmë tani për çelësat partiakë, etnikë. Ne do të bëjmë një ligj që të ketë një përfaqësim të drejtë, etnik, sepse ate që e kanë bërë është anuluar nga Gjykata Kushtetuese sepse “badenteri” është kategori kushtetuese, duhet të harmonizojmë legjislacionin në përputhje me kategorinë kushtetuese. Dikush mund të rrijë duke bërë lista, nuk e përjashtoj këtë, por për sa kohë që unë jam kryeministër, një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, tha Mickoski.
Mickoski foli edhe për vizitën e tij në Uashington, duke deklaruar se Maqedonia merr mbështetje ndërkombëtare, mirëpo pati kritika ndaj BE-së.
“Ne marrim mbështetje konkrete nga të gjitha anët, të gjithë i kuptojnë argumentet tona, të gjithë pas perdes heshtin dhe shtrëngojnë duart dhe thonë se kjo është e vërteta, mjaft me standarde të dyfishta, duhet të ecni përpara, por fatkeqësisht janë disa shtete anëtare të BE-së, një shtet anëtar i BE-së që në vend që të punojmë në shekullin 21, 22, po kthehemi në mesjetë dhe shekullin e 12-të”, tha Mickoski.
Mickoski shtoi se koalicioni qeveritar mbetet stabil dhe raportet janë të mira.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë