Mickoski: Dënojmë djegien e flamurit maqedonas, do t’i përgjigjemi me ashpërsi çdo tentative për destabilizim

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka folur sot për incidentin e djeshëm ku u djeg flamuri maqedonas në kryeqytet, në ditën e festimit të flamurit shqiptar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“E dënoj fuqishëm, prapëseprapë paraqet një akt agresioni, diçka që ne paralajmëruam se do të ndodhte, se kjo lloj tentative përshkallëzimi për të krijuar tensione etnike është dhe do të jetë. Nëse mendoni se është një rast i izoluar, nuk është. Sepse ndërsa drejtësia i afrohet ngadalë kriminelëve, ata do të bëhen më nervozë, më të padurueshëm dhe e vetmja mënyrë për të mbrojtur krimin është kjo. Përgëzoj reagimin me kohë të MPB-së, Byrosë për Siguri Publike, SPB Shkup, pjesëtarëve të MPB-së që nuk lejuan përshkallëzimin, dhe reaguan në drejtim të arrestimit të personave që përdhosën flamurin kombëtar. Ata sot do të dalin para gjykatësit, do të akuzohen sipas nenit 319, ku dënimi me burg është nga 1 deri në 3 vjet burgim”, tha Mickoski.
Ai tha nuk do të ketë mëshirë ndaj askujt.
“Nuk do të ketë mëshirë për askënd, edhe nëse mendojnë se janë të paprekshëm dhe nëse mendojnë se kjo që po themi nuk është e vërtetë, mendoj se do të zhgënjehen shumë dhe do të jenë dëshmitarë të tentativës së parë për këta që gjatë ditës së djeshme janë ndaluar, por edhe për ata që do të ndalohen nëse vërtetohet fajësia për një krim.
Nuk mendoj se do të ketë vetëm në tetë persona të arrestuar. U bëj thirrje qytetarëve të Maqedonisë, nga çdo bashkësi etnike, që të mos lejojnë që këto grupe kriminale, të cilat janë thellë në moçalën e tyre politike, ta destabilizojnë Maqedoninë dhe ne si qeveri premtojmë aktivitet dhe veprim.
Ne jemi paralajmëruar për këtë sepse kemi pasur informacione dhe kemi njoftuar edhe partnerët tanë strategjikë. Bashkë me Ministrinë e Jashtme i kemi informuar partnerët tanë strategjikë sepse po ndodhte, se çfarë informacioni kemi. Të jeni të sigurt se qeveria e vendit do të përgjigjet më ashpër ndaj rasteve të tilla”, tha Mickoski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë