Ai ka forcë dhe energji si një djalë i ri: Qe si duket stërvitja e tij!

Babai i Mick Jaggerit ishte profesor i edukatës fizike. Falë tij, Mick Jagger, fitoi disa zakone të shëndetshme që në moshë të vogël, të cilave ai u përmbahet edhe sot, transmeton Telegrafi.


Për të mbajtur energjinë e tij në skenë, Mick ushtron dy herë në ditë dhe këto stërvitje përfshijnë peshëngritje, joga dhe lloje të ndryshme të fitnesit.

Ai vrapon çdo mëngjes dhe i qëndron për vite me radhë. Zakonisht vrapon rreth 12 kilometra në mëngjes, ndonjëherë edhe më shumë.

Në intervistën e tij ai ka deklaruar se në ditët e pushimit vrapon shumë.

Duke parë këtë njeri duke lëvizur në moshën 78-vjeçare, ne pyesim veten: "Çfarë e lëviz këtë njeri?"

/Telegrafi/