Michelle Rodriguez kërkon më shumë femra në “Fast & Furious”, përndryshe largohet (Foto)
Michelle Rodriguez është gati të heqë dorë nga “Fast & Furious” në rast se nuk angazhohen më shumë femra në filmat e radhës.
38-vjeçarja, e cila ka qenë pjesë e gjashtë prej tetë filmave të deritanishëm, ka portretizuar rolin e Letty Ortiz.
Tash, përmes një postimi në Instagram, ajo ka kërkuar që më shumë aktore të jenë pjesë e këtyre serive filmike.
“Shpresoj të shfaqin pak dashuri ndaj femrave në filmin e radhës ose ndoshta do të më duhet t’i them lamtumirë një serie të dashur filmike”.
“Ka qenë një rrugëtim i mirë dhe jam falënderuese për mundësinë që ma kanë dhënë fansat dhe studioja gjatë këtyre viteve... Një dashuri”, ka shkruar aktorja. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































