LAJMI I FUNDIT:

Michael Phelps deshi të garonte me peshkaqenin pa kafaz mbrojtës (Video)

Michael Phelps deshi të garonte me peshkaqenin pa kafaz mbrojtës (Video)

Më në fund, Michael Phelps do të garojë me një peshkaqen gjatë “Shark Week” që do të transmetohet në Discovery Channel (rreth orës 2:00 të mëngjesit të të hënës me orën tonë).

Gjatë përgatitjeve për garën e madhe, sportisti i pensionuar ka qëndruar në bregdetin jugafrikan për t’u mësuar që t’i përshtatet temperaturës së oqeanit, ku ka pasur rastin ta shohë nga afër peshkaqenin, i cili është përpjekur ta sulmojë.

Mirëpo, duke qenë në një kafaz, fituesi i 28 Medaljeve Olimpike i ka shpëtuar ndonjë rreziku eventual që i është kanosur.


Peshkaqeni u përpoq ta sulmonte Michael Phelpsin gjatë përgatitjeve për garën që ka tërhequr vëmendje të madhe (Video)
Lexo po ashtu Peshkaqeni u përpoq ta sulmonte Michael Phelpsin gjatë përgatitjeve për garën që ka tërhequr vëmendje të madhe (Video)

Mirëpo, ditë më parë, gjatë pjesëmarrjes në emisionin The Tonight Show të Jimmy Fallon, ai ka thënë se fillimisht kishte dashur të garonte me peshkaqenin pa një kafaz mbrojtës.

“I thash gruas time se doja ta bëja pa kafaz, ndërsa ajo më tha: ‘Por, ne kemi një familje…’”, ka deklaruar Phelps, i cili ka vendosur të mos rrezikojë dhe të jetë i mbrojtur në garën me peshkaqenin e bardhë.

Njëherësh, ai ka treguar se në të kaluarën ka notuar shumë afër një peshkaqeni kokëçekani jashtë një kafazi.

Peshkaqeni kokëçekani

Në pyetjen e nikoqirit se çfarë mund t’i bësh një peshkaqeni nëse të sulmon, 32-vjeçari është shprehur se ‘çekani’ në kokën e një peshkaqeni të tillë është shumë i gjerë dhe goja është nën të, prandaj mund ta kapësh për ‘çekani’ dhe ta kthesh në një drejtim tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Serie A
Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Serie A
Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

Ndërkombëtare
Kalo në kategori