Ata deklaruan publikisht lidhjen e tyre në Instagram në mes të janarit, pas muajsh takime me njëri-tjetrin.

Dhe të enjten, Michael B. Jordan shpalli dashurinë e tij për të dashurën Lori Harvey në një seri fotografish në Instagram.


Ylli i filmit 34-vjeçar ishte zotëria i përsosur në imazhin e parë ndërsa ai i dha krahun Lorit, 24 vjeçare, ndërsa ajo ecte me taka të larta.

michaelbjordan 1522250911858409295395204803057226859655747n

Imazhi i dytë ishte një pamje më e gjallë, ndërsa ai ëmbëlsisht i lëvizi flokët nga fytyra e saj.

Të dy fotografitë e shkrepura nga Jacob Webster, treguan Michaelin të veshur i gjithi në të zeza, teksa dukej më bukur se kurrë më parë.

michaelbjordan 15087460710794329792281553912177799156518972n

Ndërkohë, Lori, kishte veshur një fustan me material grimcash pasqyre.

Michael shkroi në mbishkrimin e fotografive: “Të dua zemër”.

mich2

Muajin e kaluar, Michael dhe Lori shijuan pushimet me babanë e saj të famshëm Steve Harvey dhe nënën Marjorie.

Ata qëndruan në jahtin e Steve gjatë pushimeve të tyre në St. Barts. /Telegrafi/

m3