LAJMI I FUNDIT:

Mianmari është paditur në gjykatën e Kombeve të Bashkuara për gjenocidin kundër Rohingya

Mianmari është paditur në gjykatën e Kombeve të Bashkuara për gjenocidin kundër Rohingya

Gambia e ka paditur sot Mianmarin në gjykatën e Kombeve të Bashkuara, për gjenocidin kundër minoritetit mysliman Rohingya, derisa avokatët i kërkuan Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, të “ndalojnë menjëherë fushatën gjenocidiala që Mianmari është duke e zhvilluar”.

Ministri i Drejtësisë dhe Avokati i Përgjithshëm i Gambisë, Abubacarr Marie Tambadou, ka thënë për Associated Press se ai dëshiron të “dërgojë një mesazh të qartë për Mianmarin dhe pjesën tjetër të bashkësisë ndërkombëtare, që bota nuk duhet të qëndrojë dhe të bëjë asgjë përballë mizorive të tmerrshme që po ndodhin”, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, është e turpshme se çfarë po ndodhë përreth nesh, derisa ne po heshtim dhe nuk po bëjmë asgjë. Zyrtarët më të lartë shtetërorë në Mianmar, kanë hezituar të komentojnë lidhur me padinë e ngritur.


Ushtria e Mianmarit zhvilloi një fushatë të ashpër kundër grupit Rohingya, në gushtin e vitit 2017 si kundërpërgjigje ndaj një sulmi kryengritës.

Më shumë se 700,000 Rohingya u larguan në Bangladeshin fqinj, për të shpëtuar nga ajo që është quajtur një fushatë spastrimi etnik, që përfshinte përdhunime masive, vrasje dhe djegie të shtëpive.

Bazuar në një mision të Kombeve të Bashkuara, që merret me gjetjen e fakteve, është gjetur se “ka rrezik të madh se dhuna e njëjtë, mund të përsëritet në të ardhmen”.

Në raportin e këtij misioni të prezantuar në shtator, është bërë e ditur se Mianmari mund të akuzohet nëpër forume të ndryshme juridike, për shkeljen e të drejtave të njërit, në raport me këtë komunitet në të kaluarën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Evropa
Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Serbia
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Musk thotë se po merr kërcënime me vdekje pas shkurtimit të vendeve të punës në administratën federale

Musk thotë se po merr kërcënime me vdekje pas shkurtimit të vendeve të punës në administratën federale

Amerika
Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Amerika
Adoleshenti rrëmben vogëlushen derisa po lutej në xhami në Malajzi, e keqtrajton seksualisht – kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

Adoleshenti rrëmben vogëlushen derisa po lutej në xhami në Malajzi, e keqtrajton seksualisht – kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

Azia
Kalo në kategori