LAJMI I FUNDIT:

“Mezi prisja ta shikoja duke luajtur” – Kulusevski tregon idhullin e tij të fëmijërisë

“Mezi prisja ta shikoja duke luajtur” – Kulusevski tregon idhullin e tij të fëmijërisë

Dejan Kulusevski është duke shkëlqyer në Ligën Premier që një vit e gjysmë kur iu bashkua Tottenham Hotspur.

Ylli suedez është një nga futbollistët e krahut më të vlerësuar në Angli, pasi ka pasur paraqitje spektakolare.

23-vjeçari ka shpjeguar se idhulli i tij në fëmijëri ka qenë ylli belg Eden Hazard i cili i kishte vitet e arta sa ishte pjesë e Chelseat.


Trajneri i klubit të njohur anglez pretendon se Hazard mund të ndryshojë vendimin për pensionim
Lexo po ashtu Trajneri i klubit të njohur anglez pretendon se Hazard mund të ndryshojë vendimin për pensionim

“Idhulli im në botën e futbollit është Eden Hazard, një lojtar i pabesueshëm dhe sigurisht lojtari im i preferuar”, tha anësori i Spurs për talkSPORT.

“Mendoj se futbolli është dashuri, futbolli ka të bëjë me dashurinë dhe ai më dha një lumturi të tillë duke e parë duke luajtur”.

“Më kujtohet që shkoja në shkollë dhe isha i lumtur sepse ai kishte një lojë pasi unë përfundoja shkollën, kështu që ai ndërroi ditët, ditët shkonin më shpejt sepse mezi prisja ta shihja atë duke luajtur dhe kur ai luante më pëlqente”, tha Kulusevski.

Reprezentuesi suedez tregon edhe takimin që kishte me idhullin e tij Eden Hazard.

“Në fakt e takova një herë dhe ishte një moment i mirë. Jam shumë i trishtuar që nuk kam luajtur kurrë kundër tij para se të tërhiqej, por gjëja që njerëzit mbajnë mend është se sa lojtar i madh ishte”.

“Pra, me të vërtetë, vetëm faleminderit për të. I uroj gjithë të mirat pas karrierës së tij”, shtoi Kulusevski.

Hazard pati një karrierë të jashtëzakonshme në Chelsea, ku ai konsiderohet një legjendë e klubit. Megjithatë transferimi te Real Madridi nuk ishte më i miri me belgun që vazhdimisht vuante nga lëndimet dhe nuk kishte ndeshje të luajtura. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Ligat tjera
Kalo në kategori