LAJMI I FUNDIT:

Mezani: E merituam fitoren ndaj Dukagjinit, na mungon eksperienca

Mezani: E merituam fitoren ndaj Dukagjinit, na mungon eksperienca
photo by: @Shpend Ahmeti

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka folur pas ndeshjes me Dukagjinin e cila u mbyll në barazim 1-1.

Sipas ‘timonierit’ vlonjat skuadra e tij krijoi raste për të fituar, por mungon eksperienca në momentet vendimtare.

“Në pjesën e parë skuadra kundërshtare nuk na lejoi hapësira dhe topi nuk lëvizte ashtu siç duhet, qarkullonte ngadalë. Kjo na penalizoi disi dhe i mundësuam kundërshtarit të ishte më i mirë”.


“Në pjesën e dytë kërkova agresivitet dhe ritëm në lojë. Kjo u pa në pjesën e dytë. Mund të them që meritë për pikën duhet të kenë lojtarët sepse e barazuan rezultatin”.

“Humbëm dypikësh në fushën tonë, që do të na ndihmonte në ecurinë tonë. Kjo skuadër ka potencialin për të vazhduar e për të bërë mirë në vazhdim. Kjo po shihet nga kualiteti që ka brenda, por duhet shfrytëzuar rastet që na vijnë”.

“Duke krijuar kaq shumë raste është e pafalshme të mos shënojmë. Por djemtë janë të rinj dhe u mungon eksperienca. Duhet të përmirësohemi dhe të marrim më të mirën në çdo ndeshje”, ka thënë Mezani pas ndeshjes për “ArtMotion”. /Telegrafi/