LAJMI I FUNDIT:

Meta thotë se një tërmet i fuqishëm pritet ta godasë Ballkanin

Meta thotë se një tërmet i fuqishëm pritet ta godasë Ballkanin

Presidenti  i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se nga mediat ndërkombëtare dhe kombëtare është informuar mbi paralajmërimin për një termet apokaliptik që pritet ta godasë Ballkanin.

Përmes një letre ai i drejtohet kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ku kreu i shtetit thotë se sipas një sizmiologu të vjetër grek, Ballkani do të goditet nga tërmet i fuqishëm apokaliptik.

Meta i kërkon llogari qeverisë për masat e marra dhe kërkon informacion mbi situatën, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu, presidenti Meta në letrën e shkruar ka thënë se është i gatshëm të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për këtë çështje, sepse çdo nënvlerësim i situatës mund të jetë me pasoja tragjike për jetën e qytetarëve.

Si të veprojmë gjatë tërmeteve?
Lexo po ashtu Si të veprojmë gjatë tërmeteve?

Letra e plotë:

Të nderuar,

Nëpërmjet medias ndërkombëtare dhe kombëtare jam informuar mbi paralajmërimin për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin. Paralajmërimi ka ardhur nga sizmiologu i njohur, zoti Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik Obsarvatori Kombëtar i Athinës.

Sizmiologu Tselentis ka paralajmëruar për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballaknin, që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa ditësh rajonin e Athinës.

Për shkak të karakteristikave të veta sizmike vendi ynë është një nga vendet me sizmicitetin më të lartë në Europë. Prandaj Shqipëria është një vend i kërcënuar nga kjo dukuri natyrore.

Për sa më sipër, kërkoj nga ana juaj të informohem mbi:
Institucionet përgjegjëse, a kanë kontaktuar me sizmiologun Tselentis dhe institucionet homologe të rajonit lidhur me të dhënat e tyre për paralajmërime të tilla?
Cilat janë kapacitetet tona për përballimin dhe masat e marra nga ana juaj , nëse vendi ynë do të goditet nga një tërmet i përmasave të tilla.

Çfarë masash janë marrë apo do të merren për të reaguar në kohë dhe për të minimizuar pasojat e mundshme në nivel qëndron dhe vendor?
Nëse e gjykoni të domosdoshme, jam i gatshëm të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare menjëherë qoftë dhe vetëm për këtë çështje, pasi çdo nënvlerësim i situatës mund të jetë me pasoja tragjike për jetën e qytetarëve në radhë të parë.
Presidenti i Republikës
Ilir Meta /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia me aksion në veri të Mitrovicës, mbyllet zyra paralele tatimore e Serbisë

Policia me aksion në veri të Mitrovicës, mbyllet zyra paralele tatimore e Serbisë

Lajme
Morën pjesën në tubime politike, IPK rekomandon suspendimin e një koloneli policor dhe inicion procedurë disiplinore ndaj një majori

Morën pjesën në tubime politike, IPK rekomandon suspendimin e një koloneli policor dhe inicion procedurë disiplinore ndaj një majori

Lajme
Qarkullonte me kallashnikov dhe thikë me vete, arrestohet 56-vjeçari i rrezikshëm në Shkodër

Qarkullonte me kallashnikov dhe thikë me vete, arrestohet 56-vjeçari i rrezikshëm në Shkodër

Lajme
SHBA deri te Maqedonia e Veriut: Askush nuk është mbi ligjin, respektoni pavarësinë e gjyqësorit

SHBA deri te Maqedonia e Veriut: Askush nuk është mbi ligjin, respektoni pavarësinë e gjyqësorit

Politikë
Trump sërish flet për prokurorin Jack Smith: Është i çmendur, po kthehet në Hagë

Trump sërish flet për prokurorin Jack Smith: Është i çmendur, po kthehet në Hagë

Lajme
Vodhi zinxhir ari në vlerë të 500 eurove në një argjendari në Prizren, kapet nga kamerat e sigurisë

Vodhi zinxhir ari në vlerë të 500 eurove në një argjendari në Prizren, kapet nga kamerat e sigurisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori