Meta është në rënie të lirë: Përdoruesit po largohen, të ardhurat janë në rënie, aksionet vazhdojnë të bien

Asgjë nuk duket mirë për Meta, teksa kompania po tregton me vlerën më të ultë të saj të aksioneve që nga viti 2019, reklamuesit po ulin shpenzimet, dhe përdoruesit po largohen nga platformat e saj.
Siç u raportua nga CNBC, shkruan Peta Pixel, Meta është në vështirësi të mëdha, pasi që stoku i saj e mbylli sërish javën me rënie dhe aktualisht po tregtohet në nivelet më të ulëta, të cilat nuk i kishin parë prej vitesh, transmeton Telegrafi.
Vetëm 4 stoqe të aksioneve në S&P 500 kanë vlerë më të ulët se Meta, dhe është e paqartë se nëse kompania është e aftë ta nxjerrë vetën nga kjo rrëmujë.
Vetëm para një viti, vlera e kompanisë e arriti majën dhe që nga atëherë nuk ka qenë asgjë tjetër pos tatëpjetës teksa drejtori ekzekutiv Mark Zuckerberg, ka humbur miliarda dollarë duke e ndjekur metaversin e tij në të njëjtën kohë që rrjetet kryesore sociale, Facebook dhe Instagram, kanë pasur vështirësi.
Facebook në veçanti po kalon kohë të vështirë, dje disa analistë thanë se më nuk janë të sigurt se cili është biznesi kryesor i Facebook – ose nëse ka një të tillë.
Edhe ata që nuk janë aq të dëshpëruar dhe të zymtë për perspektivën e Facebook – edhe pse rrjeti social ka parë një ngritje të përgjithshme globale në numrin e përdoruesve, pavarësisht nga një rënie në përdoruesit e SHBA dhe Kanadasë – nuk janë të sigurt se nëse Facebook do të jetë i rëndësishëm për gjeneratën e ardhshme të përdoruesve.
Por duke e parë rritjen e rivalit TikTok, rritje kjo e cila në dukje është e paarritshme, ky vlerësim duket të jetë i drejtë.
Facebook veçanërisht u lëndua nga përditësimi i privatësisë nga ana e iOS në vitin 2021, një përditësim ky i cili parandaloi Meta-n nga targetimi i përdoruesve me reklama, për të cilën CNBC thotë se i kushtoi kompanisë me 10.1 miliardë euro humbje nga fitimet e përgjithshme këtë vit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë
Ndalohet përdorimi i iPhone në Siri

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?
Rusia blen mikro-çipa dhe dronë përmes Kazakistanit

Ishte prezantuar si revolucion, tani është thjesht një copë plastike e shtrenjtë – Humane ndërpret funksionimin e AI Pin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë