‘Bennifer 2’ mund të jenë gati për të bërë paraqitjen e parë publike pas një kohe të gjatë.New York Post raportoi se Jennifer Lopez po planifikon të marrë pjesë në ‘Met Gala’ muajin e ardhshëm.

Pyetja më e shpeshtë për këto javë do të jetë nëse ajo dhe Ben Affleck do të bëjnë paraqitjen e parë së bashku në tapetin e kuq.


RXV3QLRGMVCPDAU6UYTFHDZ6DM Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto: Getty Images)

Sipas Page Six, Lopez është e rregullt në Met Gala. Nga viti 2017 deri në vitin 2019, u paraqit në tapetin e kuq me ish-yllin e Yankees, Alex Rodriguez.

Megjithatë çifti hoqi dorë nga fejesa dhe zyrtarisht i dhanë fund lidhjes së tyre në prill.

Që atëherë, Jennifer është ribashkuar me Affleck, me të cilin ishte fejuar nga viti 2002 deri në 2004.

Ben Affleck And Jennifer Lopez Timeline of the Original Bennifer Romance 07 Ben Affleck dhe Jennifer Lopez (Foto: Getty Images)

Ndërkohë, Alex këto ditë u përfol për një lidhje dashurie me Melanie Collins pasi u fotografuam së bashku në Talamanca Bay në Ibiza.

Sidoqoftë, asgjë zyrtare mes dyshes nuk ka akoma. /Telegrafi/