LAJMI I FUNDIT:

Met Gala 2018: Veprat religjioze nga të cilat janë inspiruar yjet pjesëmarrëse (Video)

Met Gala 2018: Veprat religjioze nga të cilat janë inspiruar yjet pjesëmarrëse (Video)

Instutiti i Kostumeve Gala në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork është ngjarja më e madhe në kalendarin e modës.

Themeluar nga Eleanor Lambert, ky organizim është mbajtur për herë të parë në vitin 1948 në mënyrë që t’i inkurajojë shtresën e lartë të Nju Jorkut të dhurojnë donacione, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq në epokën moderne, fytyrat më të njohura nga bota e modës, kinematografisë, muzikës e artit bëhen bashkë për të mbledhur para për Institutin Met.

Këtë vit yjet kanë marrë pjesë, ndërkaq tema e kodit të veshjes ka qenë: Trupa Hyjnor: Moda dhe Imagjinata Katolike (Heavenly Bodies: Fashion and the Catholic Imagination).

Ndonëse veshjet kanë qenë mjaft interesante, padyshim se të gjithë duam të dimë nga janë inspiruar yjet për veshjet e tyre.

Më poshtë e keni një video të publikuar nga Marie Claire, ku mund të shihni disa nga veshjet e Met Gala 2018 dhe veprat religjioze nga të cilat janë inspiruar yjet botërore! /Telegrafi/