Mësuesja nga Michigani nderohet me rekordin botëror Guinness për 67 vjet karrierë

Një mësuese 90-vjeçare e gjuhës angleze nga Michigani është nderuar me një rekord botëror Guinness për karrierën e saj 67-vjeçare në arsim.
Beverly Hannett-Price, e cila jep mësim në Detroit Country Day School, mori certifikatën për karrierën më të gjatë si mësuese e gjuhëve (femër) gjatë një ceremonie surprizë të organizuar në nder të saj.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe aktori i njohur Courtney B. Vance, ish-nxënës i saj, i cili vlerësoi ndikimin e madh që mësuesja pati në formimin e tij.
- YouTube www.youtube.com
Hannett-Price ka nisur të japë mësim që në vitin 1958 dhe ndër ish-nxënësit e saj numërohen edhe emra të njohur si Robin Williams dhe Steve Ballmer.
Pavarësisht moshës, ajo thotë se nuk ka asnjë plan për pensionim.
“E dua këtë shkollë dhe e dua mësimdhënien”, u shpreh ajo gjatë ceremonisë. /Telegrafi/
















































