“Fiks Fare” denoncoi këtë të enjte një skandal të ndodhur në një shkollë nëntëvjeçare të Tiranës. Kamerat e “Fiksit” kanë filmuar një mësuese të ciklit të ulët, e cila me një fjalor fyes dhe kërcënues tremb nxënësit e klasës së dytë. Skandali ka ndodhur pikërisht në shkollën 9-vjeçare “Ymer Lala” në Surrel të Tiranës, nga ku prindërit kanë denoncuar rastin e rëndë të mësueses kujdestare të klasës së dytë.
Gjatë intervistës për gazetarët e emisionit investigativ, nëna tha se fenomeni ndodh me mësuesen kujdestare të klasës së dytë.
“Djali im ka frikë të shkojë në shkollë, pasi mësuesja ushtron dhunë verbale dhe fizike. Kjo situatë ka ndodhur vetëm këtë vit shkollor dhe fëmija im është shumë i trembur”, denoncoi nëna, e cila nuk pranoi të dalë me fytyrë në kamera, pasi sipas saj po denonconte fenomenin, një problem që e kanë dhe prindërit e tjerë. Në këto kushte, ajo kërkoi ndihmën e “Fiksit” për të zbardhur të vërtetën.
Pas kësaj ankese, “Fiks Fare” gjeti mundësinë të vendosë kamerat në klasë për 2-3 ditë, me qëllim që të zbulonin mësuesen, e cila ushtron presion psikologjik ndaj nxënësve.
Gjatë vëzhgimit të kryer rezultoi se, mësuesja ofendon dhe u bërtet nxënësve me fjalë të ndryshme fyese, si “Llafazane”, “Debile”, “Vajzë e keqe” dhe “Pise”. Në këto kushte, “Fiks Fare” solli me zë dhe figurë sjelljen e kësaj mësueseje, e cila jep mësim vetëm pak minuta larg kryeqytetit.
Madje, ajo i kërcënon nxënësit me fjalor rruge, duke u thënë “Do t’i shkul flokët dhe të shkosh në shtëpi tullace”, “Do t’i heq dhëmbët një e nga një”, “Do ta çaj gojën”, shprehje të cilat nuk i përkasin një institucioni arsimor.
Kjo nuk ndodh vetëm një herë të vetme, por në të gjitha orët e mësimit dhe çdo ditë. Madje, për një gabim që bën një nga nxënësit, ajo e kërcënon me shprehjen “Do të shkul kokën”. Po ashtu, ka raste që iu thotë “Vdekshi”, “Më çmendët”, ndërkohë që kur një nxënëse vjen e sëmurë në klasë i thotë “do më ngjisë gripin idiotja e dreqit”, “ti je e çmendur”.
E kjo situatë ndodh me të gjithë nxënësit në klasë, ndërsa i kërcënon se do i ngelë në klasë, duke i cilësuar “Idiotë” dhe duke i tmerruar, aq sa ata detyrohen të refuzojnë të shkojnë në shkollë, ku çdo ditë duhet të përballen me situata të tilla.
Më poshtë mund të lexoni dialogun e mësueses me fëmijët gjatë orëve të mësimit
Mësuesja: Mirë stop, unë nuk të pyeta ty more. Unë pyeta këtë. Ju nuk dëgjoni nga veshët. Ulu ore Klajd mos fol më, llafazan i keq. A e shkruajte emrin? Kur e mbaron? Gabim Mateo, gabim bëje 6 këtë, çfarë e ke bërë? Bëje 6, budalla. Pse more aq i ngathët ti? Ti je i shkathët vetëm për të ngrënë. Bashkoje, bashkoje, bashkoje, si e hedh ashtu more vizën? Si i jep lapësit? Me ty nuk flas, me ty nuk do flas hiç do të çoj në klasë të parë.
Mësuesja: Moj si nuk pushon njëherë, moj ti që nuk pushon njëherë, llafazane. Pse flet kur flas unë ti? Do dru, do dru ti. S’të merr vesh ajo kokë, ajo kokë nuk të merr vesh. Si moj harro ti kështu moj, goc e keqe. Ik atje, llafazane, o vdeksh ti ishalla! Hajde moj ti mos llap, hajde njëherë.
Mësuesja: Ti ti qenke llafazan ti, ti mor qenke llafazan pse je kthyer mbrapa? Vdeksh ti ishalla, vdeksh! E pashë njërin që e hap gojën i shkreti ai. Ec aty llafazan i keq, shif moj shkrimin aty bukur, bukur. Gjithë atë pikë more, si dreqin e bëre gjithë atë pikë more sa koka jote. Mjaft moj llafazane. Ai që nuk di ta bëjë është nxënës i keq. Budall o budall! A ke më Ester, o Ester llafazane s’të vjen zor. Mjaft moj mjaft se na çmënde, llafazane. Djal i keq. Ai nuk të vjen turp? Mos flisni ju, mos flisni, me të ardh aty ta tregoj unë të shamen ty. Pse rri moj Majsi, merre atë e mos na rri ashtu. Gocë e keqe. Mos fol, mos fol, mos fol ti goce vetëm ta kap atë që flet. Ju rëntë pika ju rëntë që nuk morët vesh njëherë! Ti di vetëm me vrapu, me shajt, me ngrënë, s’ke turp? Djalë i keq. Çfarë je duke bërë? Nuk e bëre edhe njëherë katrorin tamam i shkreti ti çfarë do heqësh. Këtu do të mbyll. Ti qenke i çmendur more, nuk paske tru në kokë. Këtu, djalë i keq. Ee ulu moj Livia, ulu moj Livia, nuk të vjen turp nuk di të bësh një katrorë, bashkë me këtë budallain këtu. Do me u mbyll këtu ti. E me ju lëshu asaj do ja shkul ato flokët, tullë do ta lë. Mjaft moj dreqi e marrtë, të shoh njeri që qan këtu të iki. Të iki fare ai që qan, çohu e ik, merri librat. Nisu! Është e hutuar fare kjo Majsi, kjo ka ikur fare. Vetëm një e katërta ,moj ti goce moj do dru ti, shpejt ma sill këtu, mos bëj llapa, llapa.
Mësuesja: I rëntë pika asaj është bredharake.
Nxënësi: Po shkoj në tualet.
Mësuesja: Çfare mistrecje është, ajo është e papame. Pse lodhesh o Ester a i ke bërë detyrat? Vdeksh! Mjaft moj dreqi e marrtë, shko , nisu. I ka të gjitha gabim e nuk di shkronjat. Do të çoj në klasë të parë. Ça ke atë fletore? Do të çoj tek klasa e parë, çohu, çohu shko tek klasa e parë, hajde të çoj tek klasa e parë, djal i keq çdo ditë vjen pa detyra. Çohu , çohu ik tek klasa e parë, nisu, s’janë flertore këto, ça fletoresh janë këto? Zhgarravina, ku e ke të mbështjellur e të rregullt ? Ku i çon këto fletore? Nesër të na vijë kontroll ku shkon ti me këto fletore?Ule moj zërin se je në klasë, ç’ke more që gjuan? Ti i çmendur je! Hajde. Mjaft, mjaft, mjaft ore Klev. Mjaft se vetëm do të nxjerr se ti nuk mer vesh ndryshe. Dëgjo, me të ardh atje… kush është duke qeshur? Edhe ato dy fijet që i ke atje maj kokës do t’i heq, që i ke si gjel. Sille këtu ishalla nuk e ke mbaruar po nuk ta hoqa kokën. Ishalla nuk e ke mbaruar. Ta heq fare kokën. Di vetëm të qeshësh, ta heq fare kokën. (sic.) /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët