Dita Botërore e Ushqimit sot po shënohet edhe në Kosovë. Nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët, “Naim Frashëri” në kryeqytet kanë përgatitur ushqime të shtëpisë të cilat i kanë shitur, dhe këto mjete do investojnë në inventarin e shkollës.
Këtë aktivitet nxënësit në bashkëpunim me mësimdhënësit e kanë organizuar me qëllim të vetëdijesimit për mënyrën e të ushqyerit shëndetshëm.
Ata në oborrin e shkollës kishin vendosur tavolina ku i kishin vendosur një laramani ushqimesh të përgatitura nga ta, çmimet e të cilat ishin shumë të ulëta.
Drejtoresha e shkollës “Naim Frashëri”, Remzije Berisha tha se qëllimi i këtij aktiviteti është që nxënësit të vetëdijesohen për t’u ushqyer më shëndetshëm.
Ajo ka shprehur shqetësim për konsumimin e pijeve energjike nga nxënësit, për çka kërkoi kujdes më të madh nga prindërit.
“Sot ne së bashku me nxënës kemi organizuar për të shënuar këtë ditë ku të gjithë nxënësit së bashku me prindërit kanë përgatitur ushqim të shëndetshëm nga shtëpia të cilin sot do i sjellin këtu për t’i shitur me një çmim shumë të ulët për të bërë fonde për aktivitetet tjera të radhës, njëkohësisht kemi shfrytëzuar kohën që fëmijët të bëjnë edhe një fushatë vetëdijesuese. Përmes këtij aktiviteti do të mundohemi pak me i vetëdijesua nxënësit në lidhje me ushqimin e shëndetshëm e në veçanti edhe me pijet energjike të cilat jashtëzakonisht konsumohen nga fëmijët e vegjël, kjo ndoshta do jetë një dukuri që lënë në kujdes fëmijët dhe prindërit”, tha Berisha.
Arsimtarja e lëndës së kimisë po në këtë shkollë, Samile Tafarshiku tha se qëllimi i këtij aktiviteti është që fëmijët të vetëdijesohen për t’u ushqyer shëndetshëm, pasi kjo mënyrë e të ushqyerit ndikon edhe në procesin mësimor.
“Ne e kemi organizuar këtë aktivitet për shkak të Ditës Botërore të Ushqimit që fëmijët tanë të ushqehen shëndetshëm dhe këto të holla të cilat i kemi mbledhur me nxënësit dhe prindërit e fëmijëve do i shfrytëzojmë për shkollën tonë në mungesë të disa gjërave që na mungojnë…Kjo mënyrë e të ushqyerit shëndetshëm është më mirë fëmijët të ushqehen me ushqim të shëndetshëm sesa të blejnë gjëra që nuk janë të shëndetshme jashtë shkollës”, tha Tafarshiku.
Nxënësja e kësaj shkolle Blerta Mehmeti e cila kishte përgatitur ëmbëlsira tha se mënyra e të ushqyerit ndikon për të pasur një jetë më të shëndetshme.
Sipas saj aktivitete që sensibilizojnë shoqërinë për mënyrën e të ushqyerit duhet të organizohen më shpesh.
“Është shumë e rëndësishme që të ushqehemi shëndetshëm sepse shëndeti është jetë. Bombicat janë nga 10 cent..Po mendoj se duhet me u organizuar dhe mendoj se tjetri më sjell fruta”, ka thënë Mehmeti.
Valton Bytyqi i cili me ndihmën e nënës kishte përgatitur kifle thotë se të ushqyerit shëndetshëm ndikon edhe në mësime.
“Unë kam përgatitur kifle, këto na ndihmojnë në mësime, ë zhvillimin e trurit, unë kam përgatitur me djathë dhe me xhem, këto mua më pëlqejnë dhe janë të shijshme dhe na ndihmojnë për trupin tonë“, ka shtuar ky nxënës.
Shkolla e mesme e ulët, “Naim Frashëri” në Prishtinë përveç shitjes së ushqimeve të përgatitura nga nxënësit me qëllim të vetëdijesimit për ushqim kanë përgatitur edhe një broshurë me moton “Ushqimi i Shëndetshëm, jetë e shëndetshme”.
Ndryshe, Dita e Botërore e Ushqimit organizohet që prej 1981 dhe synon të sensibilizojë politikë bërësit mbi rëndësinë e ushqimit dhe rolin e tij në shëndetin dhe mirëqenien e individit dhe zhvillimin e mbarë kombeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vaktia e Ramazanit 2025

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës