Mësuesi postoi në internet detyrat dhe këshillat që i dha nxënësit për pushimet verore, dhe u bë i famshëm
Cesare Cata, një mësues nga Italia që punon në shkollën Polo Scolastico Paritario Don Bosco në qytetin bregdetar të Fermos, i dha nxënësve të tij disa detyra për kohën e pushimeve.
Ishte një listë me 15 detyra. Dhe mund të jetë gjëja më e mirë që ai ka bërë ndonjëherë për ta, transmeton bota.al.
Lista është bërë shumë e pëlqyer online dhe ka fituar me mijëra pëlqime. Ja cila është ajo:
Dil për shëtitje përgjatë bregdetit çdo mëngjes vetëm, shih dritën e diellit që reflektohet mbi ujë dhe mendo për gjërat që të bëjnë të lumtur.
Përpiqu të përdorësh fjalët e reja që mësuam në klasë këtë vit. Sa më shumë gjëra që të mundesh të thuash, aq më shumë mendime do të kesh. Sa më shumë të mendosh, aq më i lirë do të jesh.
Lexo sa më shumë që të mundesh. Jo sepse duhet ta bësh, por sepse pushimet janë kohë frymëzimi për ëndrra dhe aventura, dhe leximi është si fluturimi. Leximi është forma më e mirë e rebelimit.
Shmang njerëz, gjëra dhe situata që të bëjnë të ndihesh i palumtur ose bosh. Kërko frymëzim, dhe miq që të të pasurojnë jetën, që të kuptojnë dhe që të vlerësojnë për atë që je.
Nëse ndihesh i trishtuar apo i frikësuar, mos u shqetëso. Pushimet, ashtu si cdo gjë tjetër e mrekullueshme në jetë, mund ta shtyjnë shpirtin në konfuzion. Përpiqu të mbash një ditar dhe të përshkruash si ndihesh.
Kërce, pa ndjerë turp. Bëje kudo dhe kurdo që mundesh – në pistë, apo i vetëm në dhomën tënde. Pushimet dhe vera duan kërcim, dhe është budallallëk të mos e bësh.
Shih lindjen e diellit të paktën një herë. Rri i heshtur dhe merr frymë thellë. Mbyll sytë dhe ji mirënjohës.
Bëj shumë sport.
Nëse takon dikë që të pëlqen vërtetë, thuaja, dhe bëjë në mënyrën më elokuente e të sinqertë që të mundesh. Mos u shqetëso nëse nuk të kuptojnë. Nëse asgjë nuk ndodh, atëherë nuk është e thënë. Nëse gjërat shkojnë mirë, atëherë do të kaloni pushimet bashkë dhe do të jetë e mrekullueshme.
Rilexo shënimet nga leksionet tona. Krahaso gjithë gjërat që kemi lexuar me gjithë gjërat që po të ndodhin në jetë.
Ji aq i lumtur sa rrezja e diellit e aq i lirë e i pazbutur sa deti.
Mos shaj. Ji i sjellshëm dhe i mirë.
Shih filma të mirë, me skenarë zemërthyes. Nëse është e mundur, shihi në anglisht. Kështu do të përmirësosh gjuhën dhe zhvillosh aftësinë të ëndërrosh dhe ndiesh. Mos lejo që filmi të përfundojë me titrat e fundit – rikrijoje temën e tij në jetën tënde, në mënyrë të përsëritur, bëje pjesë të eksperiencës tënde të pushimeve.
Vera është magjike. Në rrezet e diellit të cdo mëngjesi dhe gjatë mbrëmjeve të nxehta, ëndërro për atë si duhet të jetë jeta jote. Bëj që gjithcka që të ndodh, të varet nga ti. Kështu nuk do të heqësh kurrë dorë nga rruga drejt ëndrrave të tua.
Ji i mirë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas
Plani
Gruaja nga Wisconsin ka një koleksion prej 23,632 artikujsh të karakterit "Winnie the Pooh"
Futbolli është futboll
Dhimbjet e lindjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre