Lionel Messi është përfshirë në një incident të turpshëm me tifozët e Barcelonës në aeroportin e Liverpoolit.

E përditshmja sportive spanjolle, "Mundo Deportivo" raporton se ylli argjentinas është përballur me tifozë të nervozuar të skuadrës blaugrana, pas eliminimit në Liga e Kampionëve.


Incidenti thuhet të ketë ndodhur në mes të natës në aeroportin anglez të  John Lennon Airport në Liverpool.

15572654254938 Foto: Leo Messi gjatë përballjes, Liverpool - Barcelona

Kujtojmë se argjentinasi e humbi autobusin e Barcelonës për në aeroport, pasi ishte ndalur pas lojës për testet anti-doping.

Sulmuesi arriti ndaras nga pjesa e tjetër e skuadrës, gjersa në aeroport ishte përballur me vërshëllima nga tifozët e skuadrës katalunase.

Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve, gjersa Messi nuk kishte në momentin e tij, duke lënë një shije të hidhur te tifozët blaugranas. /Telegrafi/

telegrafi sport app