Prioriteti i drejtuesve të Barcelonës është kthimi i Lionel Messit në Camp Nou, por për shkak të problemeve financiare me shumë gjasa do t'u duhet të sakrifikojnë shpresën e madhe, Gavin.

Gavi nënshkroi një kontratë profesionale me Barcelonën në shtator deri në verën e vitit 2026, por ajo u anulua përkohësisht për shkak të "limitit të pagave" të La Ligës dhe ai u rikthye në një kontratë amatore.


Nëse deri më 30 qershor, Barcelona nuk arrin të gjenerojë të ardhura të mjaftueshme për të zgjatur kontratën e Gavit për të qenë brenda kufirit të pagave, ajo do të anulohet plotësisht dhe Gavi do të bëhet lojtar i lirë.

gavi xavi

Duke qenë se Barça dëshiron të rikthejë Messin dhe po përpiqet në çdo mënyrë të lehtësojë "limitin e pagave" për t'i lënë vend atij, është jashtëzakonisht e vështirë të pritet që ata të mund të zgjasin edhe kontratën me Gavi.

Me të gjitha llogaritë, drejtuesit e Barçës do të mund të nënshkruajnë vetëm me njërin nga të dy, dhe nuk ka dyshim se zgjedhja do të ishte Messi.

Talenti i madh ndiqet me shumë interes nga Chelsea, që tashmë ka nisur negociatat.

Kështu, drejtori sportiv i klubit londinez, Christopher Vivell, tashmë ka zhvilluar bisedime me menaxherin e Gavi, Ivan de la Pena dhe mediat spanjolle kanë mësuar se ata do të takohen sërish deri në fund të këtij muaji.

messi 5

Chelsea është gati t'i ofrojë atij një pagë të madhe me një bonus bujar nënshkrimi dhe nëse Luis Enrique bëhet trajner i Bluve, kjo do të jetë një arsye tjetër që Gavi të vazhdojë karrierën e tij në Ligën Premier. /Telegrafi/

telegrafi sport app