LAJMI I FUNDIT:

Messi me një postim emocionues pasi fitoi Topin e Artë, ia dedikon tifozëve nga e gjithë bota që e përkrahën atë

Messi me një postim emocionues pasi fitoi Topin e Artë, ia dedikon tifozëve nga e gjithë bota që e përkrahën atë

Lionel Messi ka fituar për herë të tetë në karrierën e tij çmimin më të vlefshëm individual për futbollistë, ‘Topin e Artë’.

Gjeniu argjentinas fitoi Topin e Artë në garë të ngushtë me sulmuesin norvegjez Erling Haaland.

Për Messin ishte hera e tetë që fiton këtë trofe, derisa ai u shfaq shumë i emocionuar në Paris në momentin që mori këtë çmim.


Sot ceremonia e Topit të Artë – Kush do ta fitojë?
Lexo po ashtu Sot ceremonia e Topit të Artë – Kush do ta fitojë?

Messi tani ka reaguar edhe në rrjetet sociale pasi duke thënë se këtë çmim ia dedikon të gjithë atyre që e kanë përkrahur në karrierë nga fillimi e deri më tani, si dhe Kombëtares së Argjentinës, bashkëlojtarëve të tij dhe stafit të trajnerëve.

“Kam vetëm fjalë mirënjohjeje për të gjithë njerëzit në mbarë botën që më kanë mbështetur kaq shumë gjatë karrierës sime dhe të cilëve dua t’ua kushtoj veçanërisht këtë çmim, së bashku me familjen time që ishte gjithmonë pranë meje”.

View this post on Instagram

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

“Ky është një Top i Artë që dua ta ndaj edhe me kolegët e mi në Kombëtares së Argjentinës, stafin trajner, punonjësit… Sepse pa Kupën e Botës që arritëm së bashku, do të ishte e pamundur ta fitonim atë”.

“Urime të gjithë fituesve dhe faleminderit shumë”, ka shkruar Leo Messi në profilin e tij zyrtar në Instagram. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori