LAJMI I FUNDIT:

Messi konfirmohet, Ronaldo nuk dihet nëse do të jetë në Bernabeu për ndeshjen River-Boca

Messi konfirmohet, Ronaldo nuk dihet nëse do të jetë në Bernabeu për ndeshjen River-Boca

Lionel Messi do të jetë në Bernabeu të dielën për të parë ndeshjen e dytë finale të Copa Libertadores në mes të River Plates dhe Boca Juniors.

Argjentinasi ka konfirmuar pjesëmarrjen në Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF), e cila gjithashtu ka ftuar Cristiano Ronaldon me idenë që lojtarët ta shohin përplasjen krah për krah njëri-tjetrit.

Megjithatë, portugezi ende nuk e ka konfirmuar nëse do të jetë në ndeshje, e cila do të jetë hera e parë që do të kthehet në stadium që kur u largua nga Real Madridi për tek Juventusi.


Raportohet se nuk do të jetë e lehtë ta bindësh CR7 të kthehet në madrid. Sipas burimeve të konsultuara nga AS, marrëdhënia me Madridin është ende delikate pas largimit për në Torino.

“Cristiano do të jetë i kënaqur që ta pranojë ftesën e RFEF-së dhe të shikojë ndeshjen së bashku me Messin në zonën VIP, por ende nuk ka mundur ta kapërdin mungesën e respektit që i treguan madrilenët me largimin nga klubi”, shpjegoi një burim.

Ruggeri flet rreth rivalitetit: Kur u transferova nga Boca në River, më dogjën shtëpinë së bashku me prindërit
Lexo po ashtu Ruggeri flet rreth rivalitetit: Kur u transferova nga Boca në River, më dogjën shtëpinë së bashku me prindërit

RFEF ka njoftuar revistën AS se “Prania e Cristiano dhe Messi do të ishte një mesazh i mrekullueshëm për futbollin dhe do t’i vendoste të dy lojtarët në një mjedis ku ata e meritojnë të jenë”.

Me Barcelonën që do të përballet me rivalët e qytetit, Espanyolin të shtunën, Messi pritet të udhëtojë për në Madrid, ndërkohë, kuptohet se Ronaldo me Juventusin që e pret Interin në Serie A të premten, do të ketë mundësi që fundjavën ta kalojë në kryeqytetin spanjoll. /Telegrafi/