Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka arritur në vendin ku po mbahet ceremonia e FIFA-s për ndarjen e çmimeve të vitit.

FIFA, sot (e hënë) ndan çmimet kryesore të vitit që lamë pas, si lojtari i vitit, formacioni i vitit, goli i vitit dhe disa çmimet tjera individuale dhe ekipore.


Ky është vitit i dytë radhazi që FIFA zgjedh lojtarin më të mirë të vitit pasi më parë e kanë ndarë këtë çmim me revistën prestigjioze franceze “France Football”, të cilët ndajnë tani çmimin e Topit të Artë.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve po mbahet këtë vit në Londër dhe tani kanë ardhur disa nga akterët kryesor të kësaj mbrëmje.

I tillë është edhe ylli argjentinas, Messi, i cili veçse ka arritur në vendin ku po mbahet kjo ceremoni.

messi 3 1

Megjithatë, me mbërritjen e tij kanë shpërthyer edhe ovacionet e të pranishmëve, të cilët e kanë pritur si është më së miri.

messi 4 1

Njerëzit e mbledhur kanë shfaqur entuziazmin e tij në drejtim të sulmuesit argjentinas, por edhe ky i fundit është sjell mirë me ta duke iu dhënë autografe.

messie 2

Ndryshe, Messi është në garën e ngushtë për çmimin lojtari i vitit së bashku me Cristiano Ronaldon dhe Neymarin. /Telegrafi/

telegrafi sport app