LAJMI I FUNDIT:

MËSO TË ZEMËROHESH

MËSO TË ZEMËROHESH

Poezi nga: Maram al-Masri
Përktheu: Elmaz Fida

Mëso të zemërohesh
po, atë lloj zemërimi që thyen muret.
Mëso të thuash jo
për hir të shpirtit tënd të pastrehë.
Në trupin tënd të ligsht
liria është dominuese.
prandaj bërtit
dhe zërin tënd
nxirre nga lëvozhgat
zhvishe nga ngrohtësia e tyre
zhvishe nga brishtësia
dhe mbështille me fije hekuri
Shndërroje atë në shigjetë,
në plumb
në bombë
Mëso të zemërohesh!