LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt me testosteron të lartë janë më të prirë të tradhtojnë

Meshkujt me testosteron të lartë janë më të prirë të tradhtojnë

Një studim ka treguar se meshkujt me nivele të larta të testosteronit janë shumë më të prirë t’i tradhtojnë partneret.

Sipas ekipit me hulumtues zviceranë, meshkujt me nivele të ulëta të testosteronit janë më pak të prirë të jenë të pabesë, transmeton Telegrafi.

Këto hulumtime i mbështesin edhe hulumtimet e mëhershme të cilat kishin sugjeruar se ky hormon mund të ndikojë në aftësinë e mashkullit për t’i qëndruar besnik partneres.


Testosteroni ndryshe njihet edhe si hormon mashkullor.

Ky hormon është përgjegjës për zërin e thellë mashkullor, por gjoksin me qime, libidonë dhe masën muskulore.

Nivelet e larta të testosteronit më parë janë ndërlidhur edhe me një tendencë më të madhe për të ndërmarrë veprime të rrezikshme dhe për t’u joshur më shumë nga gjinia e kundërt.

Në raportin e tyre, ekspertët kanë shkruar se niveli i lartë i testosteronit ndërlidhet me dëshirë të madhe seksuale dhe me tradhti. /Telegrafi/