Një banori të Mount Washington, Troy Heller, para disa ditësh i është kthyer mesazhi në shishe që e kishte dërguar 37 vite më parë.

Siç raportojnë mediat e atjeshme, mesazhin në shishe e hodhi në ujë në plazhin e Floridas, e kalimtarët e rastit që e gjetën arritën të vënë kontakte me burrin nga Kentucky, i cili e kishte hedhur në oqean 37 vite më parë, transmeton Telegrafi.


2 9

Në fakt, gjatë 13 nëntorit, pas uraganit Nicole që goditi atë rajon, nxjerri shishen në brigje të Sebastian në Florida, rreth 20 kilometra nga pushimorja ku Heller e kishte hedhur në ujë.

3 9

Dy mësues që kishin pastruar zonën pas stuhisë, gjetën shishen afro 40 vite e vjetër. Kur rastësisht hasën në një çift që shëtiste me dy vajzat e tyre, vendosën t’ia japin shishen asaj familje.

4 6

Më pas kjo familje e njëjtë vendosi ta shpërndajë këtë histori në TikTok, duke thyer shishen dhe hapur letrën me emrin e Hellerit, ku në të kishte edhe numër telefoni me një adresë në Louisville.

“P.S. kushdo që e gjen le të më telefonojë apo më shkruaj”, shkruante në letër.

5 5

Dyshja kërkuan të dhëna për Hellerin në internet dhe në fund i dërguan një fotografi të letrës. Pronarit menjëherë iu kujtuar letrën që e kishte shkruar shumë vite më parë.

Heller, asokohe vetëm 10-vjeçar, kishte shkruar letrën dhe e kishte futur në shishen e xhamit Pepsi dhe e kishte hedhur në Oqeanin Atlantik, derisa ishte në plazhin Vero në Florida në vitin 1985. /Telegrafi/