Në kulmin e fushatës kemi diskutuar me Arben Taravarin për gjëra jo aq politike… për familjen, gëzimet, hidhërimet dhe arritjet. Taravari tregon për Telegrafi Maqedoni se kur do të dorëhiqet nga politika dhe kush e fiton garën me Bujar Osmanin.

osmani taravari sondazh


Cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve presidenciale, mes jush dhe kundërkandidatit Osmani?Kjo pyetje është me kontekst të lartë subjektiv sepse unë jam pjesë e garës, por duke u përpjekur të jem sa më objektiv besoj se do ta fitoj dukshëm z.Osmanin.

kandidatet per president ne RMV 7 kandidatët për president në RMV

Po tek pala maqedone, mes kandidatëve Pendarovskit dhe Gordana Siljanovska?Do të jem politikisht korrekt dhe do të them se është në vullnetin e votuesit maqedonas i cili ka ditur gjithnjë të ndajë votën presidenciale nga ajo parlamentare.

434666932 967065208117172 8906746597865877662 n Taravari me kryetarët e partive opozitare, Kasami dhe Gashi.

Për karrierën tuaj, sa është e rëndësishme fitorja? Për karrierën time nuk ka asnjë rëndësi. Madje është hera e parë që ju me pyetjen tuaj më çoni ta mendoj dhe në këtë kontekst.Aksionet politike aktuale janë misione historike dhe jo qëllime profesionale. 

Taravari me llogo

Kur jemi te karriera juaj, kur mendoni se do të largoheni nga politika?Pavarsisht se presidenti Biden ka vendosur standarte të reja të moshës në poste dhe vendimarrje, unë jam një neurolog i dashuruar me profesionin tim dhe në momentin e parë që ndryshimi i sistemit vendoset në binarë, do të tërhiqem nga politika aktive për t'u kthyer në profesionin tim të mjekut. 

taravari kurti rama Taravari me kryeministrin Edi Rama, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Na tregoni momentin më të mirë në jetën personale dhe profesionale?Kur më lindën fëmijët, kurse profesionalisht, duke qënë mjek kam shumë...sa herë që kam shpëtuar jetën e dikujt.

WhatsApp Image 2024 04 08 at 11.11.17 Taravari me familjen

Po momenti më i keq?Ndarja e babës nga jeta.

WhatsApp Image 2024 04 08 at 11.11.20

Nëse do të shkruanit një libër për karrierën tuaj politike, si do ta titullonit?Nëse do, mundesh! 

Jozef Taravari e1712611449917 Taravari në takim me njohësin e politikës ballkanike, Edward Joseph

Nëse do të kishe mundësi të takoje Arbenin e para 20 viteve, si do të ja përshkruanit me një fjali këtë rrugëtim deri tani?Sfidë e gjatë, por, ja vlejti! 

566671 10200171621594331 4347823 o Gjatë ligjeratave në UKM

Nëse do të ishte dhënë mundësia të jeni kryeministër në Maqedoni në qeverinë e ardhshme, cilat do të ishin tre gjërat që do t'i ndryshonit në 100 ditët e para?Librat e shkollës, favorizimin e biznesit, rritjen e pagave

Arben Taravari

Me LSDM apo me OBRM-PDUKM-në në qeverinë e ardhshme? Cilën do ta preferonit si partner koalicioni?Shteti i mirë nuk është çështje preferencash, është çështje objektive, ndaj do të bashkëpunoja me ata që e duan të mirën e këtij vendi. 

Screenshot 2018 09 30 14 32 37 830 com.facebook.katana

*Telegrafi Maqedoni gjatë fushatës do të vazhdojë të realizojë intervista me kandidatët për presidentë dhe politikanë tjerë në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale dhe kuvendare. /Telegrafi/