LAJMI I FUNDIT:

Merret vesh kur përfundon “Game of Thrones”

Merret vesh kur përfundon “Game of Thrones”

Është njëri prej serialeve më të shikuara të botës, një hit që ka pushtuar globin e që shënon rekord edhe në historinë e televizionit, por adhuruesit e tij tanimë do të duhet të kënaqen me çfarë do të ofrojë sezoni i tetë i “Game of Thrones”, sepse do të jetë i fundit.

Lajmin e përcjell rrjeti amerikan “HBO”, drejtori i programacionit të të cilit Casey Bloys konfirmoi në konferencën e shoqatës së kritikëve të televizionit spekulimet që po qarkullonin prej disa kohësh.

Sezoni i shtatë, i përbërë nga shtatë episode në vend të dhjetëshes së zakonshme, pritet verën e vitit që vjen, ndërsa ai përfundimtari do të jetë në vitin 2018, transmeton TCH. Seriali që ndërthur magjinë me aksionin, ku çdo gjë është në ndryshim, e ku e papritura nuk ta lejon rehatinë e parashikimit, mbështetet në romanin e George R. R. Martin. Producentët, megjithatë e kanë çuar një hap më tej sagën legjendare, me situata që kapërcejnë faqet e librit.


Se cili do të jetë numri i episodeve të sezonit të fundit, kjo nuk është përcaktuar ende sipas Bloys, i cili nuk e përjashton mundësinë e një rikthimi të mëvonshëm. Producentët e afrojnë këtë si ide, – sqaroi ai, – por plane konkrete për momentin nuk ka.

Vitin e kaluar, “Game of Thrones” shënoi rekord me 12 çmime “Emmy” për seritë brenda një viti të vetëm, ndërsa përpara ceremonisë së sivjetshme në shtator, ka siguruar që tani 23 nominime.

Në trend Magazina

Më shumë
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Magazina
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Magazina
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Magazina
Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar

Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar

Magazina
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Kalo në kategori