LAJMI I FUNDIT:

Merr fund dilema! Jeton Beqiri zyrtarisht trajner i Shkëndijës

Merr fund dilema! Jeton Beqiri zyrtarisht trajner i Shkëndijës

Zëvendësuesi i Ardian Nuhiut te Shkëndija, zyrtarisht tashmë është Jeton Beqiri. Klubi tetovar dhe Beqiri kanë firmosur kontratë për një e vit gjysmë dhe e njejta është zyrtarizuar dhe konfirmuar nga faqja e Shkëndijës.

Jeton Beqiri rikthehet te Shkëndija për të udhëhequr skuadrën për herë të parë si shef i stafit teknik, pasi në të kaluarën ka qenë ndihmës trajner si dhe në dy raste ushtrues detyre.


“Të jesh trajner i Shkëndijës është privilegj dhe kënaqësi shumë e madhe, por në të njejtën kohë është edhe përgjegjësi dhe një sfidë e imja personale. Për këtë pjesë dua të falenderoj kryesinë e klubit dhe pronarët për besimin e dhënë, duke shpresuar që në fund edhe rezultatet të na japin të drejtë dhe të realizojmë objektivat”, deklaroi Jeton Beqiri pasi firmosi me kuqezinjtë.

Beqiri pranoi ftesën e Shkëndijës, duke ndërperë në mënyrë të njëanshme kontratën me skuadën Al Jabalain nga Arabia Saudite, ku për 15 muajt e kaluar kishte postin e menaxherit/drejtorit të Akademisë.

Në Arabi ai u transferua pasi udhëhoqi Bylisin drejt ngjitjes në elitën e futbollit shqiptar. Paraprakisht ishte trajner i parë te Struga dhe Renova, Gostivari e Drita, derisa si ndihmës trajner ka punuar edhe te Flamurtari i Vlorës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori