LAJMI I FUNDIT:

Merkel dridhet për disa sekonda para takimit me presidentin ukrainas, thotë se e kishte nga dehidrimi (Video)

Merkel dridhet për disa sekonda para takimit me presidentin ukrainas, thotë se e kishte nga dehidrimi (Video)

Kancelarja gjermane Angela Merkel u shfaq e paqëndrueshme dhe ishte duke e dridhur për disa sekonda të martën pasi ajo përshëndeti udhëheqësin e ri ukrainas nën diellin e nxehtë në Berlin, duke thënë më vonë se ajo nuk kishte pirë mjaftueshëm ujë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i gjithë trupi i Merkel dridhej dukshëm dhe ajo zgjati buzët ndërsa përpiqej të mbante situatën nën kontroll, ndërsa qëndronte me Presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenskiy.

Një gjë e tillë ndodhi derisa ata gjendeshin në një ambient në temperaturë prej 28 gradë Celsius, ndërsa një grup ushtarak luajti himnet kombëtare jashtë kancelarisë.


Por pas himneve, Merkel dukej më mirë, duke ecur shpejt përgjatë qilimit të kuq me Zelenskiin, duke u ndalur për të përshëndetur grupin ushtarak.

Rreth një orë më vonë, pas takimit të tyre, Merkel u tha gazetarëve në një konferencë të përbashkët për shtyp se ata kishin diskutuar çështjet bilaterale dhe procesin e paqes në Minsk gjatë vizitës së parë Zelenskiy në kryeqytetin gjerman si president.

Merkel, e cila bën 65 vjeç muajin e ardhshëm, buzëqeshi pasi një gazetar e pyeti nëse një moment i tillë ishte shkak për shqetësim, duke thënë se ajo ishte mirë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori