Nuk janë të pakta rastet kur kuletat humbin bashkë më paratë dhe dokumentet e identifikimit, dhe në fund ato nga njerëz të papërgjegjshëm përfundojnë në ndonjë qosh të rrugës.

Mirëpo ka edhe raste të tilla kur kuletat e humbura hasin në duart e personave me vullnet të mirë, që kërkojnë pronarin e kuletës edhe kthejnë atë prapa.


Një gjë e tillë ka ndodhur me kuletën e humbur të një mërgimtari nga Lipjani, e cila fatmirësisht është gjetur nga qytetari Bes Prekazi, i cili po ashtu jeton jashtë Kosovës në Norvegji.

Prekazi pasi ka gjetur kuletën në Prishtinë, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook, duke kërkuar ndihmë nga miqtë që ta gjejnë personin të cilit i përket kuleta dhe ta kthejnë atë.

Pas disa shpërndarjeve që ka bërë, Prekazi ka arritur ta takojë pronarin e kuletës dhe t'ia japë atë. Veprimi i Prekazit është përshëndetur nga miqtë e tij si dhe nga vetë pronari i kuletës, i cili pasi ka pranuar kuletën e tij,  ka falënderuar atë për sjelljen e mirë./Telegrafi/

67832927 368929813793850 2370483095947182080 n 2