Në punimet e Kongresit të dytë ekonomik të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Gjermani, që po mbahet Frankfurt, u diskutua për partneritetin publiko-privat në komunat e Kosovës.
Nga bizneset shqiptare në Gjermani u tha se institucionet duhet të krijojnë lehtësira për investime, duke rregulluar ligjet, në mënyrë që të investohet më shumë në Kosovë.
Gani Nuha anëtar në Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Gjermani, tha se qeveria e re në Kosovë duhet të punojë shumë në mënyrë që investitorët që në diasporë që duan të kontribuojnë në Kosovë, të kenë mundësi të investojnë aty.
“Ju duhet me shtruar rrugën, kur duan ta bëjnë një investim në komuna, të jetë ashtu që është edhe në favor të komunës edhe në favor të kompanisë, edhe në favor të qytetarëve. E këto gjëra duhet urgjent me i ndryshuar, unë shpresoj që qeveria e ardhshme ka më bë shumë, se ne e kemi vullnetin me qenë pranë Kosovës, me financa, me shku në Kosovë me financu. Unë e kam bë shumë investime”, tha ai.
Edhe sipas Zenun Krasniqit nga ky union, ka ende shumë vend për përmirësime dhe një nga shqetësimet, ai e theksoi çështjen e energjisë elektrike.
“Kur folët për prodhim, e kemi problemin kryesor në Kosovë që është energjia elektrike, që është bazë për treg. Kemi shumë probleme që vendet e tjera të rajonit i kanë kryer moti, për këtë arsye pres që qeveria e ardhshme, problemin e parë me energjinë elektrike duhet me siguruar dhe stabilizuar për prodhues vendor, që me qenë ne të barabartë me vendet e tjera të rajonit”, tha ai.
Ai shtoi se janë të gatshëm për investime në Kosovë dhe se ka shumë të tillë, që kanë interesim për të investuar në Kosovë, dhe siç theksoi ai, kjo është fitimprurëse.
E kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se duhet menduar për zëvendësimin e importeve..
“Një mundësi shumë e mirë për investime, është fakti që kemi ndryshuar Ligjin për dhënien në shfrytëzim të pronave. Kryetarit të komunës i mundëson të negociojë me investitorë potencial, për të dhënë në shfrytëzim pronat në komunat tona. Pra nëse investim i është më i madh se 10 përqindëshi i inevstimeve kapitale në komunë, p.sh. në Prishtinë, nëse investimi është më i madh se 3 milionë euro, por jo më shumë se 20 milionë euro, në fusha të caktuara të prodhimit, atëherë është procedurë tepër më e shpejtë për t’i thënë një investitori eja se tokën, pronën e ke falas, nëse investon në prodhim. Ne në Komunë të Prishtinë kemi mjaftueshëm prona që t’i themi investitorëve nëse do të investojë në prodhim, e prodhim që i zëvendëson importet dhe krijon vende të punës, ne jemi të gatshëm që pronën ta japim falas”, tha Ahmeti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë