LAJMI I FUNDIT:

Mërgim Lushtaku: Ka njerëz në PDK që e duan babanë tim në burg (Video)

Mërgim Lushtaku: Ka njerëz në PDK që e duan babanë tim në burg (Video)

Gjykata e Apelit vendosi që kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, të dënohet me shtatë vite burg, por me këtë assesi të pajtohet djali i tij, Mërgimi, që thotë se “këto janë lojëra politike” dhe se do t’i drejtohen Gjykatës Supreme nga e cila presin që së paku ta kthejnë rastin në rigjykim. Këto komente ai i bëri në InfoBox të RTV Dukagjinit, ku akuzoi edhe bashkëpartiakë të babait të tij se e duan Samiun në burgje.

“Unë besoj se drejtpërdrejt nuk kanë pasë si t’ia bëjnë, por tërthorazi ka mundësi që disa njerëz edhe kanë folë te ndërkombëtarët, duke vepruar vet antiligjshëm dhe duke i thënë se Sami Lushtaku është pengesë për këtë çështje. Në këtë rast po flasim për PDK-në. I dimë kush janë këta njerëz, por nuk është me rëndësi t’i identifikojmë”, ka thënë ai.

Lidhur me akuzat e fundit nga një gjyqtar ndërkombëtar në Prokurorinë Speciale, ku pos tij janë të përfshirë edhe 23 të akuzuar të tjerë, Mërgimi thotë se nuk është në dijeni për këtë dhe se nuk i njeh gjyqtarët e EULEX-it.


“Unë nuk i pranoj gjyqtarët e EULEX-it, sepse po tregohen shumë qartë se janë antishqiptar dhe nuk i duan njerëzit e luftës”, u shpreh ai.

Lushtaku thotë se nuk kanë lëvizë nga QKUK-ja në datën e 20-22 majit të vitit 2014. Ai madje hedh poshtë çdo mundësi se kanë paguar dëshmitarët për të ndryshuar dëshmitë e tyre.

“Asnjëherë unë nuk jam marr me dëshmitarë. Nuk kam pas kohë unë të merrem me dëshmitarë”, tha ai për RTV D.

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori