LAJMI I FUNDIT:

Mercedes tregon linjat elegante të modelit CLS, një javë para prezantimit zyrtar (Foto)

Mercedes tregon linjat elegante të modelit CLS, një javë para prezantimit zyrtar (Foto)

Los Angeles Auto Show që zhvillohet gjatë javës që vjen, do të jetë organizmi ku Mercedes do të prezantojë zyrtarisht modelin CLS.

Për të zgjuar vëmendjen e entuziastëve, kompania ka vendosur që të tregojë linjat elegante të kësaj veture të re, që për një kohë është parë me shtresat për kamuflazh, transmeton Telegrafi.

Grilli i madh dhe dritat LED me formë të veçantë, bien në sy më së shumti në këtë imazh të errësuar.

Krahas kësaj fotografie, është edhe një tjetër që tregon se niveli i teknologjisë është shumë i lartë dhe shumë funksione kryhen në mënyrë digjitale. /Telegrafi/