Gjiganti gjerman Mercedes ka prezantuar një veturë unike elektrike, e cila gjatë prodhimit është frymëzuar nga filmit Avatar i regjisorit amerikan James Cameron.

Bëhet fjalë për Mecedes-Benz AVTR (advanca vision transportation) që është plotësisht elektrik dhe ka mundësi të lëviz para, pas dhe anash dhe nuk ka timon. Ajo është e mbuluar nga dritaret dhe ekranet gjigante të shpërndara me elegancë nëpër instrument tabelë, transmeton Telegrafi.


2 21

Vetura përdorë sensorë biometrik me qëllim që të ketë ndërveprim mes shoferit dhe veturës, pikërisht sikurse në filmin Avatar. Ky koncept ndoshta mund të shërbej si model për modelet e ardhshme të S - Class, kjo për faktin se brenda posedon teknologjinë më të avancuar.

3 14

Ndërveprimi me sistemin e veturës gjithashtu bëhet ndryshe nga veturat tjera. Derisa vozisni, shoferi e vë dorën mbi një pajisje që lidhet me trupin dhe në një farë forme në bazë të çdo lëvizje të dorës reagon vetura.

4 15

Gjithçka që është e vendosur në këtë veturë komunikon me shoferin në mënyrë shumë natyrale edhe pse mund të tingëllojë si diçka hiperbolizuese, por një gjë e tillë funksionon.

5 11

Drejtori i Mercedes-Benz, Ola Kallenius ka nuk dhënë detaje për këtë veturë që pothuajse të gjithëve ua ka zgjuar kureshtjen në veçanti të atyre që ishin prezent në ngjarjen kur edhe u prezantua.

6 6

E për ta bërë sa më interesant ngjarjen në skenë afër veturë u ngjit regjisori i famshëm James Cameron i cili mbeti i habitur kur e pa kryeveprën e Mercedes.

7 5

“Kur e shoh këtë veturë, më duket shumë e bukur. E shoh një lloj manifestimi fizik të një ideje”, ka shtuar Cameron. /Telegrafi/

8 6

9 2