A e keni menduar ndonjëherë që gjërat më të vogla të përditshmërisë, si mbajtja e celularit, mund të flasin për mënyrën si mendoni dhe silleni?

Ekspertët e gjuhës së trupit besojnë se pozicioni i telefonit dhe mënyra si e përdorni mund të japin disa pista interesante për personalitetin tuaj të fshehtë, përfshirë edhe si silleni në marrëdhënie.


Lexoni më poshtë dhe krahasojeni me veten:

E mbani telefonin me një dorë

Nëse të gjitha veprimet në celular i kryeni vetëm me njërën dorë, ju jeni një person i sigurt në vetvete dhe shpesh merrni vendime të shpejta. E keni të natyrshme të rrezikoni, por me mend në kokë - nuk i lini gjërat rastësisë.

Në marrëdhënie personale jeni më të rezervuar. Duhet kohë derisa t’i besoni dikujt plotësisht dhe preferoni të jeni të sigurt se ndjenjat janë të vërteta përpara se të hapeni plotësisht.

Dorë mbi dorë

Ky pozicion lidhet me kreativitetin dhe mendjen aktive. Zakonisht keni ide të freskëta dhe projektoni plane që kërkojnë organizim dhe vëmendje ndaj detajeve.

Ju pëlqen të keni hapësirën tuaj, por njëkohësisht dini të jeni produktivë edhe në grup. Në dashuri, mund të dukeni të ftohtë në fillim, por pas barrierave qëndron një shpirt artistik dhe i ndjeshëm që di të surprizojë.

Telefonin e mbani me të dyja duart

Nëse e mbani pajisjen me të dyja duart dhe përdorni të dyja gishtërinjtë për të shkruar, ju jeni praktikë dhe efikas. Doni ta keni gjithçka nën kontroll dhe nuk humbisni kohë kot.

Kur është fjala për punë, jeni të përshtatshëm për mjedise që kërkojnë punë të shumëfishta. Por në dashuri, qasja juaj mund të duket disi agresive: nxitimi dhe këmbëngulja nganjëherë mund ta trembin partnerin potencial.

Me njërën dorë mbani telefonin me tjetrën shkruani

Ky kombinim tregon një vetëbesim të madh dhe prirje për t’u përballur me situata sfiduese pa frikë. Jeni njerëz që rrallë heqin dorë nga ajo që duan, por gjithmonë e matni rrezikun para se të veproni.

Në raportet sentimentale, ky vetëbesim shpesh fshihet pas një pasigurie që nuk shihet lehtë. Ju duhet kohë që të dorëzoheni emocionalisht, por kur e bëni, jeni partnerë të përkushtuar.

Pse është interesante kjo?

Studiuesit e psikologjisë së mikrosjelljeve theksojnë se gjestet tona të përditshme zbulojnë më shumë për mendimet dhe zakonet e brendshme se sa e kuptojmë vetë.

Të njëjtat parime aplikohen edhe për mënyrën si mbajmë celularin, stilolapsin apo çelësat, sepse dora dhe mendja bashkëpunojnë në mënyrë të pavetëdijshme.

A ju përputhet përshkrimi?

Provojeni me miqtë - shpesh mund të kuptoni diçka të re për ta! /Telegrafi/