LAJMI I FUNDIT:

Mënyrat efektive për ta parandaluar acarimin e lëkurës në pjesën e brendshme të kofshëve

Mënyrat efektive për ta parandaluar acarimin e lëkurës në pjesën e brendshme të kofshëve

Fërkimi i kofshëve ndonjëherë edhe mund të shkaktojë shenja dhe plagë më të mëdha si pasojë e fërkimit konstant dhe djersës së tepërt.

Por, nëse mendoni se ky është problem i cili i prekë vetëm personat mbipeshë, atëherë e keni shumë gabim, transmeton Telegrafi.

Qoftë edhe nëse jeni shumë ‘fit’ dhe keni këmbë të holla, nëse nuk i vishni rrobat e duhura ju mund të bëheni viktimë e këtij fenomeni.

Por, nëse veç keni histori të hidhur me këtë fenomen, atëherë ju sjellim disa mënyra përmes së cilave mund ta parandaloni acarimin e lëkurës në pjesën e brendshme të kofshëve.

Vazelina

Fërkimi i lëkurës jo vetëm se mund t’ju bezdisë dhe t’jua acarojë lëkurën, por edhe mund t’ju shkaktojë dhimbje.

Kjo është në veçanti e vërtetë nëse lëkura veçse është dëmtuar dhe ju vazhdoni të ecni.

Sidoqoftë, një nga mënyrat më të lehta për ta parandaluar këtë fërkim është duke e lubrifikuar sipërfaqen e lëkurës. E një lubrifikues i përsosur është vazelina.

Deodoranti ‘roll-on’

Një nga truqet që është shpërndarë më së shumti kohëve të fundit për parandalimin e fërkimit të kofshëve është përdorimi i deodorantit roll-on.

Thjesht i fërkoni disa herë në ditë kofshët me këtë lloj deodoranti dhe ju nuk do të keni më probleme. /Telegrafi/