LAJMI I FUNDIT:

Meningjiti në Kosovë, KRU “Hidrodrini”: Në zonën tonë uji është i pijshëm – kemi rritur kontrollin

Meningjiti në Kosovë, KRU “Hidrodrini”: Në zonën tonë uji është i pijshëm – kemi rritur kontrollin
Foto: Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “HidrodriniI” në Pejë, pas paraqitjes së rasteve me meningjit në Kosovë, ka ngritur shkallën e kontrollit dhe mobiltetit në të gjitha burimet dhe sistemin furnizues dhe se uji në zonën shërbimit të ujësjellësit është brenda normave të duhura i klorinuar dhe i sigurt për konsum.

Në njoftimin e KRU ‘Hidrodrini’ mbi kontrollin e burimeve dhe sistemit furnizues thuhet se “në shërbim të mbrojtjes së shëndetit të Përgjithshëm të konsumatorëve/popullatës, referuar rekomandimeve publike nga Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbi raportet për rastet e para të paraqitjes së meningjitit në Kosovë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’, ka ngritur shkallën e kontrollit dhe gatishmërisë në të gjitha burimet dhe sistemet e furnizimit në zonën e mbulueshmërisë”.

“Në këtë kuadër, me vendim të kryeshefit Ekzekutiv të Kompanisë ing. Dri Cena, janë udhëzuar të gjithë menaxherët e zonës së mbulueshmërisë, laboratori i kimisë dhe dikasteret përkatëse të kompanisë për ngritje të shkallës së kontrollit dhe mobiltetit në të gjitha burimet dhe sistemin furnizues të zonës”.


“Konstatohet, se deri më tash, në tërë zonën tonë të shërbimit, komunat, Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik, është brenda normave të duhura i klorinuar dhe i sigurt për konsum”.

Në komunikatë thuhet se “referuar praktikave shkencoro-mjekësore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shkaktarë të meningjitit janë infeksionet bakteriale ose virale, ndërsa si rrugë e përhapjes së infeksionit mund të jenë pishinat, vendet e freskimit, kontakti dhe uji për pije”.

“Në  këtë kuadër, KRU ‘Hidrodrini’ derisa deklaron se uji, që nga burimet e deri tek sistemi furnizues është i pijshëm, apelon për kujdes e kontroll në qasjen qytetare ndaj pishinave dhe vendeve të freskimit”, thuhet në  njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Kalo në kategori