LAJMI I FUNDIT:

Mëngjesi nuk është shujta më e rëndësishme e ditës, thonë shkencëtarët

Mëngjesi nuk është shujta më e rëndësishme e ditës, thonë shkencëtarët

Pohimet se shujta e mëngjesit është më e rëndësishmja e ditës kanë shumë pak mbështetje shkencore, sugjeron një studim.

Nutricistët dhe ekspertët shëndetësorë për një kohë të gjatë kanë promovuar përfitimet e ngrënies së mëngjesit, duke e vlerësuar këtë shujtë si përmirësuese të niveleve të energjisë, transmeton Telegrafi.

Por, ideja se shmangia e kësaj shujte bën që ju të hani më shumë se ç’duhet më vonë, nuk është edhe aq e vërtetë.


Dr. James Betts, nutricist, thotë se ‘përfitimet’ e të ngrënit herët ende nuk janë shqyrtuar siç duhet.

Sipas tij, studimet e kryera deri tani nuk janë testuar asnjëherë dhe, rrjedhimisht, nuk mund të thuhet se është komplet e vërtetë.

Prandaj, ai kishte vendosur të bëjë një studim të vetin, ku kishte zbuluar se shmangia e shujtës së mëngjesit nuk ndikon në nivelet e dhjamit në trup, e as nuk ndikon që njerëzt të shtojnë më shumë kile.

Sidoqoftë, studimi ka treguar se njerëzit të cilët kishin ngrënë shujtën e mëngjesit kishin djegur ekstra kalori.  /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori