LAJMI I FUNDIT:

Melania Trump kujton fëmijërinë në librin e saj të ri: Në vitin 1978, UDBA hyri në shtëpinë e familjes për shkak të babait të saj

Melania Trump kujton fëmijërinë në librin e saj të ri: Në vitin 1978, UDBA hyri në shtëpinë e familjes për shkak të babait të saj
Foto: EPA-EFE

Ish-zonja e parë e ShBA-së, Melania Trump, ka publikuar një libër kujtimesh në të cilin ndër të tjera ka folur edhe për edukimin e saj dhe ka kujtuar edhe detajet se kur UDBA-ja ka hyrë në shtëpinë e familjes së saj.

Në librin “Melania”, i cili u botua të martën, ajo e ka portretizuar si të lumtur rritjen e saj në fshatin e vogël Sevnicë të Sllovenisë, ku ka filluar modelingun në moshën gjashtë vjeçare dhe ka udhëtuar nëpër Evropë me familjen e saj.

Nëna e saj Amalia, një rrobaqepëse e rritur në një fermë qepësh, dhe babai i saj, shitësi i makinave, Viktori, do ta çonin atë dhe motrën Ines në koncertet e Elton John dhe Tina Turner për ta bërë atë të ndihej më “e lidhur” me vendet fqinje të Italisë dhe Austrisë.


Mirëpo, në vitin 1978 ka ndodhur edhe një incident ku UDBA-ja hynë në shtëpinë e saj për shkak të “mënyrës së dyshimtë të jetesës” të babait të saj. 54-vjeçarja kujtoi “një nga kujtimet e saj më të bukura” kur babai i saj çoi në shtëpi një “Citroen Maserati” kur ajo ishte shtatë vjeçe dhe e quajti atë “makina më e bukur që kishte parë ndonjëherë”.

“Një fqinj, ndoshta një koleg apo edhe një mik raportoi flotën e makinave të babait tim tek autoritetet. Babai im nuk u shpall kurrë fajtor për një krim dhe nuk u burgos kurrë”, tha ajo në libër.

Ajo ka reaguar edhe ndaj përshkrimeve të babait të saj si komunist, duke thënë se kjo “nuk pasqyron bindjet e tij politike” dhe se anëtarësimi në parti është “i detyrueshëm”.

“Anëtarësimi i tij në Partinë Komuniste ishte një induksion i detyrueshëm, pasi partia vendosi një pagesë mujore automatike të një pjese të pagës së tij”, pohoi ajo në librin e kujtimeve.

Ajo theksoi se suksesi i familjes së saj ishte vetëm për shkak të “ambicies, vendosmërisë dhe etikës së fortë të punës së prindërve të saj”.

Ndër të tjera, ajo ka treguar detaje të tjera për rritjen e saj, duke treguar se ata kanë kaluar verën në Kroaci dhe kanë bërë ski gjatë dimrave në Slloveni.

Recensionet e para që kanë mbërritur për librin 265 faqesh të Melanias thonë se shumë detaje janë të vështira për t’u besuar dhe se në disa pjesë bie në kundërshtim me vetveten. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Magazina
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj

Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj

Magazina
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Magazina
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Magazina
Viktimë e rrjetit 'Albkings', reagon Anisa Veseli: Meshkujt shqiptarë janë më të ulëtit - çfarë të keqe ka nëse një femër i dërgon foto intime një mashkulli

Viktimë e rrjetit 'Albkings', reagon Anisa Veseli: Meshkujt shqiptarë janë më të ulëtit - çfarë të keqe ka nëse një femër i dërgon foto intime një mashkulli

Magazina
Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie

Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie

Magazina
Kalo në kategori