LAJMI I FUNDIT:

Mehmeti: Rama ka mendësi enveriste, i intereson më shumë partia se Shqipëria

Mehmeti: Rama ka mendësi enveriste, i intereson më shumë partia se Shqipëria

Në ditën e 27 të protestës së Partisë Demokratike dhe të opozitës ka marrë pjesë edhe shkrimtari i njohur nga Maqedonia Kim Mehmeti. Në prezantimin e tij ai tregoi se përse ishte i pranishëm në këtë çadër dhe se cfarë pret të ndodhë nesër kur të kthehet në Shkup. Ai gjithashtu tha se kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama ka mendësi enveriste, për shkak se sipas tij, më shumë i intereson partia se Shqipëria.

“Kur Shqipëria do të bëhet unë do të jetoj më i qetë. Atëherë maqedonasit do të vijnë të më puthin në ballë. Kjo sepse kur të flasë Tirana, do të dridhet Shkupi. Unë nuk dua një Shqipëri për të hapur ekspozita. Para disa netëve dëgjoj kryeministrin Rama që tha se: Unë i lirova për të forcuar partinë. Që do të thotë se partia për të është më e rëndësishme se Shqipëria. Kjo mendësi është mendësi e pastër Enveriste. Kjo është ajo ide kur partia është në të njëjtës interes me shqiptarët. E kam thënë Rama e ka tepër edhe këtë mandate që ka. Ne nuk duam parti të forta, ne duam Shqipëri të fortë. Do të fillojnë aludimet pse kam ardhur këtu. Por Basha më ofroi dicka që nuk mund të refuzohet. Nuk mund të refuzohet ‘shpresa’. Nga kjo cadër ka lindur shpresa. Për ata që do të thonë se cdo ti që vjen nga Maqedonia dhe fut hundët në punët tona, ju them, nuk ekziston Shqipëria apo Kosova, por Shqiptaria”, është shprehur Mehmeti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori