Mehmeti: Një ditë një deputet mund të vritet, dhe përsëri askush nuk do japë përgjegjësi (Foto)
Ish deputetja e BDI-së në Kuvendin e Maqedonisë, Ermira Mehmeti ka dalë në mbrojtje të deputetit Muhamed Zekiri i cili ka thënë se është sulmuar nga sigurimi i ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov. Në mes tjerash, Mehmeti thotë ”një ditë një deputet mund të vritet, dhe përsëri askush nuk do japë përgjegjësi…”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kur sulmohet një deputet, sulmohet një popull. Në çdo shoqëri përparimtare sulmi ndaj një deputeti merr dënimin më të fuqishëm, Parlamenti si shtëpia e sovranit reagon, ndërsa organet e rendit punojnë në zbardhjen e rastit.
Mehmeti më tej ka vazhduar ”Por, në shoqëritë jodemokratike në të cilat partia e ka kapur shtetin dhe Parlamenti është vetëm edhe një organ nën urdhërat direkte të partisë, sulmet ndaj deputeteve heshten, nuk dënohen, dhe as nuk gjenden autorët e sulmeve.
Populli ka frikë nga ndëshkimi i partisë, mediat kanë frikë nga humbja e reklamave, e analistët nuk duan ‘të përfshihen’ në përplasje, sepse më e mirë është të jenë me turmën sesa të goditen nga partia.
Kështu, ndodh që një deputeti i thyhet makina dhe nuk reagon askush, një deputet shqelmohet jashtë lokalit dhe askush nuk thërritet në përgjegjësi… një ditë një deputet mund të vritet, dhe përsëri askush nuk do japë përgjegjësi… Ky është treguesi elementar se një shoqëri nuk është as e lirë, as demokratike.
Ndërkohë, liderët vazhdojnë refrenin tanimë bajat dhe të mësuar përmendësh për ‘standartet dhe reformat’, e nuk kanë përgjigje se kush qëndron prapa dorës së zezë që sulmon deputetë. Populli i sulmuar ka për ta vetëm një thirrje: mirë do të ishte që të japin përgjigje ndaj këtyre problemeve serioze, e sa për reformat, na ngelet edhe shumë për të shpresuar”, ka shkruar Mehmeti në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe