Mehmeti: Kam fakte për vajzën e përfshirë në inskenimin e “përgjimit erotik” (Video)
Ish-deputetja dhe juristja Ermira Mehmeti ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Shqipëri ku foli edhe për bisedën erotike ku pretendohej se politikania fliste me zevendëskryeministrin e asaj kohe, Musa Xhaferin.
Mehmeti tha se nuk pret të bëhet drejtësi lidhur me ngjarjen, teksa deklaron se aktorët politikë janë në pushtet.
Politikania tha se ka fakte që vërtetojnë se kush qëndron pas ngjarjes, madje shtoi se ka edhe foto të vajzës së përfshirë dhe di emrin e saj.
“Nuk pres që të bëhet drejtësi për sa kohë aktorët e skenarit janë në pushtet. Të gjitha provat që unë kam tregojnë se kush qëndron pas. Nuk është rastësi që ky lançim u bë në kulmin e karrierës sime. Unë kam qenë një zë që kam folur edhe kundër partisë kur kam ndjerë se po flitet kundër shqiptarëve. Por, politika nuk i do njerëzit e ndershëm. Më vjen keq që partia që kam ndihmuar më ka lënë vetëm dhe është bërë pjesë e këtij komploti. Unë vendosa të tërhiqem se ndjeva se nuk mund të fitoj një betejë vetë. Maqedonia është e kapur nga klane.”
”Unë isha e pafuqishme kundër mafias dhe tërheqja më bën nder. Satisfaksioni im më i madh është se shumë njerëz kanë ardhur t’më thonë se kush qëndron pas dhe kush është i përfshirë. Unë kam foto të asaj zonjushe, ia di emrin por, kam vendosur të tërhiqem sepse niveli im nuk është ky. Por, kjo ngjarje flet për suksesin tim dhe dështimin e tyre. Deri më tani ai ka qenë momenti më i vështirë i jetës time. Por, jeta pa politikë është po aq e bukur”, tha Mehmeti. /tvklan.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City