LAJMI I FUNDIT:

Mehaj në takim me kongresmenin Torres ripërsëritë kërkesën për bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë

Mehaj në takim me kongresmenin Torres ripërsëritë kërkesën për bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur këtë të martë në takim kongresmenin amerikan, Ritchie Torres, të cilin e ka quajtur “mik i madh i vendit dhe populli tonë”.

Në këtë takim, ndër të tjera Mehaj ka ripërsëritur kërkesën për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë, e cila sipas tij, do të shërbente si garancë për sigurinë, paqen dhe stabilitetin e përgjithshëm të rajonit.

“Senatorin e njoftova edhe me të arriturat tona të përgjithshme, proceset aktuale zhvillimore si dhe synimet tona për të ardhmen, duke i rikujtuar kërkesën tonë për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë që do të shërbente si garancë për sigurinë, paqen dhe stabilitetin e përgjithshëm të rajonit”, ka shkruar ai në Facebook.


Mehaj gjithashtu ka thënë se Kongresmenin Torres e ka njoftuar me situatën aktuale të sigurisë në vend pas krizës në Ukrainë dhe “ndikimit destabilizues rus përmes qasjes destruktive të Serbisë kundër Kosovës dhe në përgjithësi kundër paqes, sigurisë dhe stabilitetit të rajonit tone”.

“Duke i dëshiruar mirëseardhje në vendin tonë, Kongresmenit Torres i shpreha edhe këtë radhë falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për gjithë mbështetjen e dhënë nga ai në Kongresin Amerikan për ne, SHBA-së si vend aleat jetik dhe popullit amerikan si komb mik yni”.

“Ritheksova se vizioni ynë shtetëror është anëtarësimi në NATO, në aleancë të përhershme me SHBA-në, gjithmonë në mbrojtje të vlerave të lirisë, paqes dhe demokracisë”, ka përfunduar ministri Mehaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori