Muzikanti i njohur Ardit Stafaj nuk ia ka lënë keq me gabime gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Kosova 4, duke regjistruar disa prej momenteve më të komentueshme të sfidës së së vëllait të madh që testonte njohuritë e banorëve për faktet dhe historinë e vendit.

Gjatë lojës, Arditi nuk arriti të përgjigjej se në cilin qytet ndodhet dukuria e famshme e Bifurkacionit – që në rastin konkret është në Ferizaj.


Edhe kur iu kërkua të emëronte tre fshatra të këtij qyteti, ai nuk mundi të japë asnjë përgjigje. Po ashtu, muzikanti nuk ishte në dijeni se kampionja olimpike Nora Gjakova ka prejardhjen nga Peja, një tjetër detaj që tërhoqi vëmendjen e audiencës.

- YouTube youtu.be

Megjithatë, huqja më e madhe e tij u regjistrua kur iu kërkua të përgjigjej se kush e kompozoi Himnin Kombëtar të Shqipërisë. Edhe pse Arditi e ka prezantuar veten në BBVK si profesor i muzikës, ai nuk ishte në gjendje të tregonte se autorët e himnit kombëtar janë Asdreni (tekstin) dhe Ciprian Porumbescu (muzikën), duke surprizuar jo pak ndjekësit e formatit.

Ky episod ka bërë që publiku të reagojë me humor dhe habi, duke rikujtuar se Big Brother VIP Kosova 4 nuk është vetëm lojë strategjie dhe argëtimi, por edhe një test i njohurive të banorëve mbi historinë, kulturën dhe figurat e vendit. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be