Megjithatë filloi ndezja e gomave

Edhe përkundër paralajmërimeve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor se do të gjobiten të gjithë ata që do ndezin goma për festën e 1 Majit, paralajmërime të tilla duket se as që u ka rënë në vesh shumë qytetarëve.
Ndezja e gomave në kuadër të 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve tashmë është bërë traditë dhe fillon qysh në natën e 30 majit.
Një veprim i tillë është duke ndodhur në shumë vende në Kosovë. Reporteri I KosovaPress-it ka parë nga afër se si në fshatrat e Prizrenit, Suharekës, Malishevës dhe Komoranit, qytetarët tashmë kanë nisur ndezjen e gomave.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka paralajmëruar se do dënohen me 100 euro të gjithë ata që kapen duke djegur goma.
Thirrje për të mos ndotur ambientin në këtë mënyrë ka bërë edhe iniciativa për mbrojtjen e mjedisit “Ta Pastrojmë Kosovën”.

















































