''Megjashi'': Fëmijët refugjatë duhet të kenë trajtim human
2:"PC
Ambasada e parë botërore, ''Megjashi'', ka lëshuar një reagim përmes të cilit kërkon trajtim dhe kushte më humane për fëmijët refugjatë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ambasada thekson kushtet e këqia ku janë të vendosur fëmijët, temperaturat e ulëta, baltën dhe se gjendja me fëmijët refugjatë është mjaft e keqe. Në këtë situatë, sipas ''Megjashi'', ka rënë edhe Konventa ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve dhe dokumentet tjera për mbrojtjen e fëmijëve tek të cilat thirret Evropa.
''Megjashi'' thëret të gjithë organizatat që meren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve që të ndihmojnë për të ndryshuar trajtimi johuman i refugjatëve fëmijë./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























