LAJMI I FUNDIT:

Meghan Markle nderon vajzën Lilibet me unazën e re

Meghan Markle nderon vajzën Lilibet me unazën e re

Meghan Markle debutoi një bizhuteri të re kushtuar vajzës Lilibet në ndeshjen polo të Princit Harry.

Dukesha e Sussex-it mbështeti burrin e saj në Santa Barbara Polo & Racquet Club në Kaliforni të dielën, duke e kanalizuar Julia Roberts në “Pretty Woman” me bluzën e saj me pika dhe pantallona të shkurtra të bardha.


Ajo e kombioni pamjen me taka të zeza, buzëkuq të kuq dhe një kapele të zezë të madhe – si dhe një unazë të re.

Ndërsa i dha një puthje urimi burrit pasi ekipi i tij Los Padres mori në shtëpi kupën Përkujtimore Lisle Nixon me rezultatin 14 me 10, fansat me sy shqiponjë vunë re shtimin e një unaze të vogël ari “L” në gishtin e Markle, një nderim Lilibet Diana – 11 muajshe.

Meghan Markle nuk përmbahet ndaj Princit Harry, e puthë dhe më pas kujdeset t'ia fshijë buzëkuqin nga buzët
Lexo po ashtu Meghan Markle nuk përmbahet ndaj Princit Harry, e puthë dhe më pas kujdeset t'ia fshijë buzëkuqin nga buzët

Unaza e vogël përputhej në mënyrë të përkryer me gjerdanin “A” të Markle nga Verse, të cilin ajo e mban që kur mirëpriti djalin Archie në 2019.

Dhe në vitin 2021, ajo shënoi ditëlindjen e saj të 40-të me një video të veçantë që tregonte dy gjerdanet e saj me plejadë diamanti nga Logan Hollowell – Demi për Archie, Binjakët për Lilin. /Telegrafi/