Princi Harry dhe Meghan Markle pritet të bëjnë një pushim prej gjashtë javësh nga detyrat e tyre mbretërore gjatë periudhës së Krishtlindjeve për "të kaluar më shumë kohë me familjen".

Kjo vjen pasi Meghan së fundmi u hap për luftën emocionale që ajo ka ndier duke qenë në qendër të vëmendjes gjatë vitit të kaluar për një dokumentar në ITV, i cili transmetohet sonte.


Ajo i ka thënë prezantuesit Tom Bradby gjatë turneut të saj dhjetë ditor në Afrikën Jugore se të bëhesh nënë, ndërsa jetonte nën shkëlqimin e vëmendjes së mediave ishte 'një gjë shumë e vërtetë për të kaluar pas prapaskenave'.

PRC 90844551 Meghan Markle (Foto: ITV)

Meghan madje falendëroi prezantuesin që e pyeti se si po përballet, duke thënë: 'Jo shumë njerëz më kanë pyetur nëse jam mirë'.

Duke folur më tej, Z.Bradby, një mik i Harry, tha që ai besonte se çifti është mjaft i 'prekur dhe i zemëruar'.

Ndërsa mbaroi turneu i tyre në Afrikë, duka dhe dukesha e Sussexit të dy sollën veprime të ndara ligjore kundër mediave.

Meghan e ka paditur Mail për shkelje të intimitetit pasi ajo publikoi një letër private midis saj dhe babait të saj. Harry më vonë ngriti procedurat e tij në Gjykatën e Lartë në lidhje me përgjimin e paligjshëm të mesazheve nga The Sun, News of the World dhe Daily Mirror.

GettyImages 902959638 1 Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Çifti ka vendosur të marrë një pushim që nga nëntori, sipas The Sunday Times, ata do ta ndajnë pushimin e tyre në mes dy vendeve, Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Të njëjtit raportohet se kanë planifikuar që ta çojnë djalin e tyre pesë muajsh, Archie, në vendlindjen e nënës së tij për herë të parë për të festuar "Ditën e Falënderimeve" si një familje me nënën e Meghan, Doria Ragland, në Kaliforni. /Telegrafi/