LAJMI I FUNDIT:

Megan Thee Stallion lanson koleksionin e dytë me rroba banje në bashkpunim me Fashion Nova

Megan Thee Stallion lanson koleksionin e dytë me rroba banje në bashkpunim me Fashion Nova

Megan Thee Stallion lansoi dje (​​e mërkurë) koleksionin e saj të dytë, të përqendruar në rroba banje në bashkpunim me Fashion Nova, pikërisht në kohën e duhur.

Nëse vërtet jeni duke kërkuar të ktheni kohën, të gjitha rroba banjat e këtij koleksioni janë të inspiruar nga vitet e më parshme, sidomos vitet e ’80.


Ekzistojnë gjithashtu disa veshje të koordinuara për qen; Megan, sigurisht, është pronare krenare e pesë këlyshëve, të gjithë janë bërë yje të rrjeteve sociale më vete.

“Ne kemi punuar shumë për t’u siguruar që të gjitha pjesët më seksi, për të gjitha llojet e trupit, ishin në këtë koleksion”, ndau Megan në një deklaratë me WWD.

Çmimet për rrobat e banjat e yllit variojnë nga 19,99 dollarë deri në 49,99 dollarë.

Reperja zbuloi koleksionin e saj të parë Fashion Nova në nëntor, vetëm disa ditë para publikimit të albumit të saj debutues , “Good News”. /Telegrafi/