Në Kroaci kanë filluar tërheqjen e disa pijeve të gazuara, pas raportimit se qytetarë të shumtë janë helmuar pas konsumimit të tyre.
Kjo ka bërë që lajmi për tërheqjen e këtyre pijeve të gazuara, të bëhen kryelajm edhe të mediave ndërkombëtare siq është Associated Press dhe Politico, transmeton Telegrafi.
Associated Press ka shkruar për rastet e helmimit me pije në Kroaci. Ata kanë cituar deklaratën e ministrit kroat Vilija Berosh i cili tha se disa persona kanë kërkuar ndihmë për shkak të disa “lëndimeve të shkaktuar nga elementë të dyshuar kimikë” dhe se shumica e pacientëve kishin simptoma të lehta dhe pas trajtimit janë lejuar të shkojnë në shtëpi.
Më tej, ata shkruajnë se është urdhëruar tërheqja e produkteve të dyshimta nga dyqanet, restorantet dhe vendet e tjera ku mund të blihen.
Po ashtu ata shkruajnë se askund nuk është theksuar për cilat produkte bëhet fjalë, por se në rrjetet sociale po shpërndahen foto të produkteve të Coca-Cola.
Ata kanë përcjellë edhe njoftimin e Coca-Cola Kroacia, e cila tha se po tërheq përkohësisht disa nga produktet e saj.
“Nuk ka vend për panik, por për kujdes”, raporton AFP fjalët e Beroshit.
AFP përmend se rasti i parë është raportuar në maj, dhe se pacienti është trajtuar në një spital në Rijekë për lëndime kimike të ezofagut.
“Ato janë ndoshta disa substanca gërryese dhe ne duhet të shohim nëse ka ndonjë aditivë në pije”, tha Krunosllav Capak, kreu i HZJZ, raporton AFP.
Të paktën katër persona janë sëmurë pasi kanë pirë pije Coca-Cola në Kroaci gjatë javës së kaluar, e ministri i Shëndetësisë i ka këshilluar qytetarët që të pinë ujë, shkruan Politico për rastet e helmimit në Kroaci.
Një person u shtrua në spital pasi dyshohet se kishte pirë Römerquelle, një ujë mineral me aromë, në një kafene në Rijekë, një qytet në perëndim të Kroacisë, shtuan ata.
Tre të tjerë u shtruan në spital në kryeqytetin e Kroacisë të martën, tha për mediat lokale mjeku Rajko Ostojiq, shef i Departamentit të Gastroenterologjisë në spitalin e Zagrebit, raporton Politico.
Ostojiq, i cili është ish-ministër i shëndetësisë, tha: “Mos u frikësoni. Shmangni të gjitha pijet e gazuara. Pini ujë të zakonshëm komunal. Zagrebi është i mrekullueshëm, edhe Dalmacia… Nëse Kroacia ka ndonjë gjë, ka ujë të shkëlqyeshëm,” tha Ostojiq.
Siç raporton index.hr. Coca-Cola ka konfirmuar se ka tërhequr përkohësisht nga tregu një seri të Coca Cola Original Taste prej gjysmë litri në ambalazhin e plastikës dhe dy seri të kufizuara të Romerquelle Emotion Blueberry Pomegranate prej 330 mililitra në ambalazhe të xhamit.
Inspektorati Shtetëror (DIRH) e ndaloi përkohësisht Coca-Cola Kroacia që ta vendoste në treg dhe urdhëroi tërheqjen e produkteve të dyshimta për shkak të dyshimit se pijet, pas konsumimit të të cilave disa persona kërkuan ndihmë mjekësore, janë të pasigurta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker